Kovaçevski për Sitel: Fronti evropian është i bashkuar për të marrë vendimet për hyrje në BE

"Konsideroj se të gjithë duhet të mblidhemi në një front evropian për të marrë vendimet që nevojiten për hyrjen e vendit në BE", vlerësoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në intervistën në “Tema e ditës” në lajmet e televizionit Sitel.

Kryeministri Kovaçevski në intervistë theksoi se një nga proceset kyçe që po ndodh aktualisht është bashkimi në Evropë.

"Nëse do të jemi pjesë e tij, nëse do të jemi të parët, siç dëshiroj unë, kjo tani varet nga ne, varet nga vendosmëria, nga vizioni i politikanëve në parlamentin tonë për të siguruar një të ardhme evropiane për qytetarët. Mjaftoi që qytetarët tanë me pasaporta të huaja të shkonin të punonin në Francë, Gjermani, tashmë kanë filluar në Sllovaki, Çeki, Poloni, gjë që ishte e paimagjinueshme që qytetarët tanë të shkonin vetëm sepse atje ka një standard më të lartë. Dhe pse ka? Sepse ndryshimi i vetëm është se janë vende anëtare të BE-së dhe se pas hyrjes kanë paga tre herë më të larta, treg prej gjysmë miliardë banorësh dhe kanë një standard jetese që po rritet për shkak të kësaj", deklaroi Kryeministri Kovaçevski.

Ai foli edhe për procesin e realizimit të ndryshimeve kushtetuese, në lidhje me kërkesën e opozitës shqiptare për të fshirë formulimin që i referohet "gjuhës që flasin 20 për qind e qytetarëve".

 "Blloku shqiptar i partive politike opozitare, në fakt duhet të mendojë nëse dëshiron të jetë pjesë e një koalicioni anti-BE kur flet për koalicion me VMRO-DPMNE-në. Sepse, kur shikoj pikëpamjet politike të VMRO-DPMNE-së dhe pikëpamjet politike të opozitës shqiptare, aktualisht e vetmja gjë për të cilën ata qëndrojnë është kundërshtimi i BE-së. Dhe kjo është mirë sepse mendoj se të gjitha partitë politike, nuk do të dalloja maqedonase, shqiptare apo vllahe e kështu me radhë, sepse mendoj se të gjitha partitë politike në vend u përkasin qytetarëve", theksoi Kryeministri Kovaçevski, në intervistën për lajmet e televizionit Sitel.