Интервјуа

Kryeministri Zoran Zaev, dje morri pjesë në intervistë për emisionin 200 i cili transmetohet në televizionin Alsat-M.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev pret që Maqedonia të bëhet vend anëtar i NATO-s dhe do t’i fillojë negociatat me BE-në dhe se 2019 e ardhshme do të jetë viti ekonomik për Maqedoninë. Këto vlerësime Kryeministri Zaev i tha në intervistën televizive për TV “24 vesti”.

- Kulmi ka ndodhur në Kuvend dhe prandaj duhet të fillojë pajtimi edhe për shkak të procesit të sjelljes së ndryshimeve kushtetuese, u përgjigj Kryeministri Zaev në pyetjen për Ligjin e amnistisë, lidhur me ngjarjet më 27 prill të vitit 2017.

-Demokracitë lejojnë marrje të vendimeve të tilla nga ana e Kuvendit. Nuk vendosim kush është dhe kush nuk është fajtor, nuk ndajmë drejtësinë. Bëhet dallim i qartë midis organizuesve dhe atyre që e kanë mendime – mos të lirohen nga përgjegjësia, ndërsa Maqedonisë i nevojitet  pajtimi. Në Kuvend ka pendim dhe falje, ndërsa duhet të ndodhë edhe midis grupeve mbështetëse, komuniteteve lokale dhe të rinjve të partive politike.

Me këtë ligj nuk do të ketë pasoja për kapitujt 23 dhe 24 të procesit të negociatave. BE-ja e përshëndeti Ligjin e amnistisë, kufizohet përgjegjësia. Sundimi i të drejtës nuk është marrë në pyetje, këtë e konfirmoi me Kumtesë edhe Komisioni Evropian, theksoi Kryeministri Zaev.

- Ne kemi diçka që na lidh të gjithëve, BE dhe NATO. U bëj thirrje të gjithëve që ta kuptojnë përgjegjësinë e procesit që kemi përpara, këtë përgjegjësi duhet ta mbajmë, për shkak të së ardhmes së Maqedonisë. Të dërgojmë mesazh për normalizim deri te të gjithë, tha Kryeministri Zaev.

Ai tha se pritet që amendamentet kushtetuese të votohen dhe tha se do të ishte mirë që kjo të ndodhë me më shumë se 80 deputetë, si dhe pret vendime nga disa deputetë të opozitës të cilët e mbështesin procesin, por nuk kanë vendosur deri më tani publikisht ta mbështesin.

Unë bëj gjithçka që të ketë sukses procesi me ndryshimet kushtetuese, shtoi Kryeministri Zaev, duke theksuar se me përfshirjen e procesit janë përfshirë edhe mendime të deputetëve.

- Ne e forcojmë dinjitetin. Deri tani ishim IRJM, na quanin “populli juaj, gjuha juaj”. Tani e forcojmë dinjitetin me atë që si vend, askush nuk na konteston, qoftë me identitetin, qoftë me gjuhën, të cilat janë maqedonase.

Hapim perspektiva, presim që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s dhe t’i fillojmë negociatat me BE-në, shtoi Kryeministri Zaev.

Në lidhje me largimin e Nikolla Gruevskit në Hungari dhe gjetja e përgjegjësisë së mundshme, Kryeministri Zaev, theksoi se këtë duhet ta përcaktojnë hetimi i brendshëm dhe prokuroria dhe se pas përfundimit të hetimit, ai dhe institucionet do të ndajnë të gjithë  informacionet që i kanë me qytetarët.

- Në demokracitë nuk ka përgjime sekrete, monitorim... dhe demokracia ka çmimin e vet. Do të përpiqemi me të gjitha mjetet demokratike ta kthejmë atë. MPB ka vepruar sipas të drejtave dhe obligimeve. Nikolla Gruevski ishte qytetar i lirë, derisa me urdhër të gjykatës nuk iu privua liria, tha Kryeministri Zaev.

Kryetari i Qeverisë, Zaev, tha se nuk pranon fajin politik, sepse ka informacione për veprimet e MPB, të cilat ishin në përputhje me autorizimet. Ai shtoi se shumë punë në lidhje me rastin nuk mund të komentojë për arsye të rrjedhës së hetimit, por ai shprehu dyshim se është “i mbështetur nga jashtë”. Ai gjithashtu vuri në dukje takimet e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, me kryetarin e serb, Vuçiç dhe kryeministrin hungarez Orban, duke shprehur dyshime për përfshirje të mundshme të Mickovskit. Kryeministri Zaev tha se ende nuk ka përgjigje të kërkesës për ekstradim, por se “të gjitha ligjet dhe rregulloret ndërkombëtare janë në anën tonë”, si dhe se ai pret që Gruevski të kthehet në Maqedoni.

Në lidhje me çështjen e duelit me Hristijan Mickovskin, Kryeministri Zaev tha:

- Mickovski duhet të marrë qëndrim rreth çështjeve shtetërore dhe shtet-formuese ose të ofrojë alternativë. Dëshiroj që ai të shpreh qëndrim e vet, ai duhet të ketë qëndrim.

Në pyetjen a do të kandidohet për kryetar të shtetit, Kryeministri Zaev u përgjigj:

- Jo, nuk do të kandidohem për kryetar të Republikës së Maqedonisë.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në intervistë u përgjigj   pyetjeve të disa gazetarëve, si dhe studentëve të pranishëm në debat, të cilët kishin mundësi të parashtrojnë pyetje.

Në lidhje me problemin e migrimit të të rinjve tha se pret që të zvogëlohet me integrimin në NATO dhe BE, madje edhe në fazën e dytë të rinjtë të fillojnë të kthehen në vendin e tyre të lindjes.

Për ndotjen e ajrit, Kryeministri Zaev tha se janë marrë të gjitha masat e mundshme, se 80 përqind  e ndotjes vjen nga ngrohja, opinioni e di se kush ka shtrenjtuar energjinë elektrike për 100 përqind viteve të kaluara dhe kush me këtë i detyroi qytetarët të kalojnë në mënyrë jo ekologjike të ngrohjes. Ai theksoi se bëhet ndërhyrje me përdorimin e eko paletave, gazifikimit, përmirësimit të transportit publik, tramvajit në Shkup  me mbështetjen e Qytetit të Zagrebit, se për dy vite nuk do të ketë shtëpi që do të ngrohet me qymyr dhe koks, që për herë të parë u hapën programe ekologjike me mjete të dedikuara që janë në rritje. Kryeministri Zaev gjithashtu njoftoi për më shumë investime kapitale të filluara, si ndërtimi i ujësjellësit dhe kanalizimit në gjithë vendin, si rrjeti i kanalizimit në zonën industriale në Vizbeg, fillimi i ndërtimit të 70 rrugëve rajonale, fillimi i fazës së dytë të Hekurudhës dhe shtoi se pret rritjen e tyre.

Në kuadër të intervistës, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev tha se pret që viti 2019 të jetë edhe viti ekonomik për Maqedoninë, se PBB është rritur gjatë dy tremujorëve të fundit dhe se pret të vazhdojë të rritet deri në 5 përqind deri në fund të mandatit, për të cilin ai shpreson se do të tejkalohen me integrimet e hapura dhe bashkëpunimin rajonal. Kryeministri Zaev theksoi shkëmbimin tregtar tashmë të intensifikuar me Greqinë pas Marrëveshjes, për 17 përqind. Ai tha se 2,5 herë është rritur intensiteti i kthimit të PBB, se po zbatohet politikë e drejtë penale, pa kërcënime dhe presione si më parë. Ai njoftoi kthim të PBB-së deri më 15 përqind për qytetarët, që nga 1 korriku 2019, si dhe kushte për uljen e normave të interesit me bankat. Kryetari i Qeverisë, Zaev njoftoi edhe për arsimin e dual me ekspertë gjerman, ku pronarët nga përfitimet do të investojnë në punonjësit. E gjithë kjo, siç tha Kryeministri Zoran Zaev do të rrisë standardin jetësor të qytetarëve të Maqedonisë.

Kryeministri Zoran Zaev, në intervistë për emisionin 200 e cila u transmetua dje në ora 22:30 në televizionin Alsat-M.

Pjesa e parë:

Pjesa e dytë: