Kovaçevski për Sitel: BE-ja është alternativa jonë e vetme, Parlamenti ka kapacitet të marrë një tjetër vendim të madh strategjik

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në “Temën e ditës” në Ditarin e Sitelit, ka folur për rëndësinë e përfundimit me sukses të procesit me ndryshimet kushtetuese në Kuvend, për të cilin 73 deputetë, në Sesioni Plenar javën e kaluar, dhanë mbështetjen e tyre për të ardhmen evropiane të vendit. Kovaçevski theksoi se rruga e vetme për Maqedoninë e Veriut është ajo evropiane, e cila do të sigurojë një të ardhme të begatë për qytetarët.

“Kemi kaluar një proces të ndryshimeve kushtetuese dhe gjatë anëtarësimit në NATO. Falë atij procesi të suksesshëm, sot të gjithë jemi krenarë që jemi vend anëtar i NATO-s, veçanërisht kur në Evropë po zhvillohet një konflikt ushtarak. Jam i bindur se Kuvendi ynë ka kapacitete për të marrë një tjetër vendim të madh strategjik për qytetarët, mbi të gjitha për të ardhmen e qytetarëve, me të cilin do të fillojmë hapjen e klasterave. Pas përfundimit me sukses të procesit të shqyrtimit, raporti i parë për klasterin e themeleve tashmë ka përfunduar dhe deri në vitin 2030 vendi duhet të bëhet anëtar i BE-së. Pse? Sepse nuk kemi alternativë tjetër”, tha kryeministri Kovaçevski.

Kryetari i Qeverisë Kovaçevski theksoi se LSDM-ja dhe koalicioni evropian janë për vazhdimin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE dhe nga kjo nuk do të devijojnë.