Kovaçevski për Agjencinë Informative Mediatike (MIA): Koalicioni është stabil, pres një debat të frytshëm parlamentar për një vendim mbipartiak në nivel shtetëror

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në një intervistë për Agjencinë Informative Mediatike  (MIA) ndër të tjera  është përgjigjur edhe pyetjes  se a është stabil koalicioni qeveritar, duke pasur parasysh zhvillimet e fundit në BDI dhe formimin e Lëvizjes Demokratike.

“Koalicioni është stabil dhe nuk presim ndryshime në drejtimin e veprimit të partive pro-evropiane në lidhje me ndryshimet kushtetuese. Besoj se të gjitha partitë parlamentare, të gjithë deputetët individualisht janë të vetëdijshëm për rëndësinë e momentit historik dhe korrektësi në marrjen e vendimit të duhur që do ta formësojë rrugën tonë evropiane”, tha kryeministri Kovaçevski.

“Kuvendi është vendi ku në të kaluarën kemi marrë vendimet kyçe që përcaktuan fatin dhe të ardhmen e vendit. Kështu do të jetë edhe tani. Deputetët duhet të mendojnë mirë dhe të marrin një vendim historik - nëse do të votojnë për Evropën apo do të votojnë për izolim, nëse do të vendosin për një të ardhme dhe prosperitet më të mirë apo për të mbetur në kurth në të kaluarën”, vlerëson kryeministri Kovaçevski.

Duke iu referuar proceseve të ardhshme në Kuvend, Kryeministri theksoi:

“Pres një debat parlamentar të sinqertë, cilësor dhe të frytshëm, përmes të cilit do të sqarohen të gjitha argumentet për të arritur së bashku një vendim mbipartiak, ashtu siç e meritojmë dhe me të cilin do të tregojmë seriozitetin dhe përgjegjësinë tonë përballë vrull që vështirë se do të përsëritet”, theksoi kryeministri Kovaçevski në një intervistë për  Agjencinë Informatike Mediatike   (MIA).