Kovaçevski: Kemi Qeveri funksionale dhe shumicë të qëndrueshme

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ishte i ftuar në programin “Vetëm Intervistë” në Kanal 5, ku tha së institucionet janë në funksion, shumica parlamentare është e qëndrueshme, kemi 64 deputet dhe Qeveri të qëndrueshme e  cila punon pa ndërprerje, sjell vendime në interes të qytetarëve dhe tregon sukses se si mundet të ballafaqohet me sfidat më të mëdha.

“Pavarësisht bojkotit në Kuvend, ju e shihni se pjesa më e madhe pjesë e zgjidhjeve ligjore janë miratuar me punë të palodhshme nga ana e deputetëve dhe sot në Kuvend po zhvillohet debati, andaj mendoj që opozita duhet të mendojë mirë në pjesëmarrjen e saj për të ndihmuar,” tha kryeministri Kovaçevski.

 I pyetur për kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme, kryeministri tha se vetë qytetarët nuk duan zgjedhje të parakohshme dhe se duan institucione funksionale.

“Hulumtimet tregojnë qartë se qytetarët nuk duan zgjedhje të parakohshme. Duke patur parasysh se të gjithë qytetarët janë të vetëdijshëm se vendi është në krizë, gjegjësisht i gjithë kontinenti evropian është në krizë”, tha kryeministri Kovaçevski”.

 Gjithashtu Kryeministri Kovaçevski theksoi se Qeveria të gjitha vendimet i merr me konsensus, të gjitha procesverbalet janë në dispozicion publik dhe të gjitha agjendat ditore janë publike nga ana e Qeverisë.

 Ndër të tjerash Kryeministri theksoi se me kryetarin e BDI-së, ka komunikim të rregullt por gjithashtu komunikon rregullisht edhe me të gjithë partnerët  tjerë të koalicionit, si ajo LDP-ja, ku vet kryetari i së cilës është edhe anëtar i Qeverisë, partneri i ri i koalicionit Alternativa, ka tre ministrat në Qeveri dhe zëvendësministra.