Zaev: Ndryshe nga shtet i robëruar, sot ne kemi një pavarësi të vendosur qartë të sistemit gjyqësor në vend dhe të gjithë janë të barabartë para ligjit

"Sot ekziston një politikë e qartë antikorruptive në vend, ndryshe nga koha e qeverisë së VMRO-DPMNE-së kur keni pasur një politikë të qartë korruptive", tha Kryeministri Zaev në emisionin në TV Kanal 5  organizuar si një duel me liderin e opozitës Hristijan Mickovski.

Sistemi i fronizuar dhe i vendosur i krimit dhe korrupsionit në vend, tha Zaev, ishte arsyeja e rënies së qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE.

“Sot është liri dhe demokraci e plotë, sot qytetarët janë të lirë të flasin për gjithçka."Në shtetin e robëruar nga VMRO-DPMNE-ja, liria nuk ishte e pranishme, nuk jetonte mes nesh", tha Kryeministri Zoran Zaev.

Ai theksoi se sot Qeveria udhëheq fushata dhe politika transparente, për luftë kundër krimit dhe korrupsionit.

“Sot të gjithë janë të barabartë para ligjit, sot nuk ka njeri që të kursehet sepse është i afërt me pushtetin ose të ndiqet penalisht vetëm sepse është nga opozita. Sot çdonjëri përgjigjet. Supozimi i pafajësisë është i garantuar, por nëse vërtetohet faji, personi do të mbajë përgjegjësi dhe do të vuajë dënimin. Sot ne kemi një pavarësi të vendosur qartë të sistemit gjyqësor në vend. Sot, 16 gjyqtarë janë shkarkuar nga Këshilli Gjyqësor i pavarur. Sot të gjithë ata që nuk bëjnë drejtësi ndiqen penalisht. Sot ndiqen penalisht të gjithë ata për të cilët  ka prova pavarësisht nëse ai është i afërt me dikë", potencoi Kryeministri Zaev.