Kryeministri Zaev: Qëllimi nuk është të largohen lëndë, por të hapet debat në publik që të ketë sistem më të mirë dhe më të integruar evropian

“Nuk kemi dilema se historia është baza e të tashmes sonë dhe për dimensionimin e ardhmërisë sonë. Pa histori,  pa të kaluarën tonë ne nuk ekzistojmë, ne jemi askush dhe asgjë. Kjo është shumë e rëndësishme, gjatë kësaj nuk do të thotë se nuk duhet ta hapim debatin për reforma në arsimin fillor. Diçka duhet të bëjmë për arsim më të mirë dhe me më shumë perspektivë për fëmijët tanë”, theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në televizorin “Sitell” pas reagimeve të një pjese të publikut për reformat e paralajmëruara në arsim.

Kryeministri Zaev theksoi se qëllimi nuk është që të largohen lëndë, por të hapet debat në publik që të ketë sistem më cilësor dhe më të integruar, para së gjithash për të mirën e fëmijëve, sepse arsimi ekziston për ta.

“Është formuar grup pune pa asnjë përcaktim partiak ose politik. Njerëz të cilët kanë punuar në arsim fillor, të cilët dinë dhe japin sugjerime. Është mbajtur mbledhje e 300 arsimtarëve në arsim fillor. Le ta diskutojmë këtë dhe të gjejmë zgjidhjen më të mirë për të gjithë”, theksoi Kryeministri Zaev dhe shtoi se pa asnjë avancim në arsim, më së shumti humbin fëmijët dhe nuk është e drejt ndaj nxënësve.