Zaev për TVN: Kemi hapur fronte kundër krimit dhe korrupsionit, pastrimi i gjyqësorit është i nevojshëm për të rritur efikasitetin e tij

Qeveria e re hapi front kundër krimit dhe korrupsionit dhe në atë proces të rëndësishëm janë të gjithë , të rëndësishëm janë institucionet, mediat, të gjitha lidhjet në shoqëri, për të siguruar që rendi dhe ligji të vlejnë për të gjithë, tha Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në pjesëmarrjen në emisionin “Otvoreno studio”, në Televizionin Nacional.

Si një nga prioritetet kryesore, Kryeministri Zaev theksoi nevojën e pastrimit të gjyqësorit, proces i cili mund të zbatohet përmes ligjeve ekzistuese.

“Me ligjet ekzistuese mund të bëhet pastrim i tërësishëm i gjyqësorit. Këshilli gjyqësor  ka mekanizma ose ka mundësi të shohë kush ka vjetruar lëndët dhe ka të drejtë të merr vendime për shkarkime dhe dënime. Në proces sigurisht mund të përfshihet edhe Këshilli i prokurorëve publikë , si dhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Drejtoria për të Ardhura Publike, para së gjithash përmes kontrollit të origjinës së parave dhe kapitalit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe të gjithë funksionarëve të tjerë publikë”, theksoi Kryeministri Zaev.

Kryetari i Qeverisë Zaev theksoi rëndësinë e rritjes së efikasitetit në sistemin gjyqësor , i cili  përveç  se është i rëndësishëm  për drejtësinë, i rëndësishëm është edhe për kthimin e besimit të qytetarëve në gjyqësorin.

 “Efikasiteti i gjyqësorit duhet të përmirësohet, nuk duhet të lejohet  që lëndët të vjetrohen. Ligji i ri për prokurorinë publike  është miratuar dhe  i përmban të gjitha zgjidhjet për të gjitha rastet e hapura, por edhe hetimet. Nëse në procedurën gjyqësore përmes dëshmive dhe argumenteve vërtetohet fajësia, do të përgjigjet secili, por  nëse nuk ka dëshmi, nuk ja argumente, atëherë ai nuk është fajtor. Por duhet të ketë gjykime  për të gjitha lëndët, atë e presin qytetarët”, tha Kryeministri Zaev, duke shtuar se  prokuroritë, veçanërisht Prokuroria publike  për ndjekjen e krimit të organizuar duhet të jetë në përbërje të plotë , duke përshirë angazhimin e hetuesve  dhe bashkëpunëtorëve profesional.

Kryeministri Zaev theksoi se përcaktimi i fortë i Qeverisë për rendin, drejtësinë dhe disiplinën  dëshmohet edhe me emërimin e zëvendëskryetarit të Qeverisë të ngarkuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, i cila ka për detyrë të koordinojë të gjitha institucionet nën kompetencë të pushtetit ekzekutiv me qëllim që të rritë  kapacitetet në luftën kundër korrupsionit.