Kovaçevski në Vabtek MZT: Krijojmë klimë të volitshme afariste për shumë investime dhe vende të reja pune

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot vizitoi fabrikën Vabtek MZT në Shkup, e cila në Maqedoninë e Veriut në kapacitetin e saj prodhues punon me teknologji jashtëzakonisht të lartë që mund të shihet vetëm në fabrikat në Angli, në Francë, në SHBA dhe këtu në Shkup.

“Maqedonia e Veriut po zhvillohet industrialisht dhe ekonomia po rritet, kjo nuk është vetëm rezultat i punës së Qeverisë dhe institucioneve, por mbi të gjitha të kompanive të tilla që investojnë në prodhim industrial të teknologjisë së lartë që shitet në tregjet botërore. Vabtek MZT është rezultat i bashkimit të tre gjigantëve industrialë nga SHBA-ja dhe Franca me më shumë se 150 vjet histori në biznesin hekurudhor, ka fabrika prodhuese në të gjithë botën, por edhe në Maqedoninë e Veriut. Ne si Qeveri ofrojmë mbështetje, aktualisht 370 punëtorë të kualifikuar punojnë në Vabtek MZT, ata kanë zhvilluar një program për rikualifikimin e punëtorëve nga industritë e tjera që punojnë së bashku me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe natyrisht arsimin që punojnë me Ministrinë e Arsimi dhe Shkenca dhe që prodhon kuadro të reja të nevojshme për këtë fabrikë”, tha kryeministri.

Kryeministri theksoi klimën pozitive të biznesit në vend, e cila kontribuoi në rritjen e numrit të investimeve dhe hapjen e vendeve të reja të punës në Maqedoninë e Veriut. Siç theksoi Kovaçevski, në ZZHIT ka 4800 vende të reja pune në mbarë Maqedoninë dhe numri i përgjithshëm ka arritur në 17790 të punësuar, që është nivel rekord i të punësuarve në ZZHIT.

Vabtek është një fabrikë që ndodhet jashtë zonës së zhvillimit teknologjik industrial, pjesët që prodhojnë në Shkup mund të gjenden nga metroja e Nju Jorkut, e famshmja Oriented Express, deri te metroja më e vogël e Londrës. Planet zhvillimore të kompanisë Vabtek MZT parashikojnë një objekt të ri me qëllim zgjerimin e prodhimit. Ata planifikojnë të punësojnë 150 persona shtesë në 4-vjeçarin e ardhshëm, punonjës që do të punojnë ekskluzivisht në makineri CNC.

“Në korporatën Vabtek ka pasur edhe një bashkim gjatë viteve të fundit që përfshin pjesë të General Electric nga SHBA-ja dhe për këtë ne si Qeveri do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të mbështetur një investim të tillë. Për të zhvilluar, për të ndërtuar objekte të reja, për të futur teknologji të reja, për të edukuar dhe trajnuar personel të ri inxhinierik cilësor që vjen nga vendi ynë. Sigurisht që janë një fabrikë që do të importojë fuqi punëtore sipas nevojave që kanë për shkak të teknologjisë që përdorin”, tha Kovaçevski.