Për tre vite mbi 4.800 vende të reja pune në ZZHTI, në tetor numër rekorde 17.769 qytetarë të punësuar.

Numri i punonjësve në ZZHTI (Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale) vazhdon të rritet. Në muajin tetor, numri i të punësuarve në kompanitë ZZHTI është rritur në 17.769, që është 10% më shumë se e njëjta periudhë me vititin e kaluar. Analiza e fundit e Drejtorisë tregon se, krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021, kemi një rritje prej 28%, dhe krahasim me vitin 2020, kemi një rritje mbi 32%. Sipas analizës në tre vitet e fundit, numri mesatar e të punësuarve nga viti 2020 deri më sot, mbi 4.800 bashkëqytetarë tanë kanë marrë vende të reja pune në ZZHTI.

Shtesë kësaj, eksporti në muajin tetor ka kaluan kufirin prej 3 miliardë e 100 milionë euro, që është në të njëjtin nivel krahasuar me vitin e kaluar, por për 25% më shumë në krahasim me dhjetëmujorin e parë të vitit 2021, domethënë 50% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Vetëm në tetor kompanitë në ZZHTI arritën eksport gati 300 milionë euro.

Kompanitë në ZZHTI nga fillimi i vitit e deri më tani kanë realizuar import mbi 2 miliardë e 500 euro. Kjo është pothuajse në të njëjtin nivel, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pra me 5% më shumë në krahasim me vitin 2021, dhe 50% në krahasim me vitin 2020.

Për arsye të lëvizjeve ekonomike, eksporti neto në muajin tetor është pozitiv dhe arrin në 21%, që është 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Pritet që ky trend pozitiv i rritjes të vazhdojë deri në fund të vitit për shkak të rritjes së vëllimit të kontratave të lidhura për investime. Vetëm këtë vit janë lidhur kontrata në vlerë prej 350 milionë euro, ku tashmë janë duke u realizuar një pjesë e parapar 6.000 vende të reja pune.

Për Qeverinë, ky është një tjetër konfirmim se ofron një mjedis të qëndrueshëm biznesi dhe mbi të gjitha një parashikim për kompanitë që të mund të realizojnë planet e tyre afatgjata. E gjithë kjo është rezultat i konceptit të ri të Qeverisë dhe DZZHTI, për tërheqjen e investimeve të huaja për të cilin çdo investitor potencial duhet të paraqesë një plan investimi 10 vjeçar në bazë të të cilit vlerësohet kapaciteti i kompanisë dhe i investimit, dhe përgatitet paketë e individualizuar për pjesëmarrjen e investimit në shtet.