Nga mbledhja e 190-të e Qeverisë: Vendim për saktësimin e produkteve ushqimore me normën më të ulët të TVSH-së; Miratohet teksti i harmonizuar i Marrëveshjes për njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli Vendim për ndryshimin e Vendimit për përcaktimin e mallrave dhe shërbimeve që i nënshtrohen normës preferenciale të tatimit mbi vlerën e shtuar.

Vendimi i propozuar nga Ministria e Financave është në drejtim të saktësimit rreth zbatimit të një norme preferenciale prej 5% dhe për mbështetjen e ekonomisë vendore dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve.

Sipas vendimit, pjesa më e madhe e produkteve ushqimore bazë tatohen me normën preferenciale të TVSH-së 5%. Mes tyre janë produkte të tilla si gjiza, brumi i ngrirë, ushqimi për fëmijë dhe qumështi i adaptuar për foshnja, lloje të caktuara të kaçkavalleve siç është kaçkavalli bimor, pinxhuri i shtëpisë, çajrat bimorë, piperi i kuq, gaufret (waffle) dhe napolitankat, panxhari i konzervuar, feferonat, me ç'rast në vendim specifikohet se tatohen me normën preferenciale të TVSH-së prej 5%.

Në mbledhje u theksua se të gjitha ushqimet për njerëzit tatohen me normë preferenciale të TVSH-së dhe pjesa më e madhe e ushqimeve për njerëzit me normën më të ulët preferenciale prej 5%.

Ky vendimi i Qeverisë hyn në fuqi me ditën e shpalljes në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” dhe është paraparë të zbatohet nga 13 tetori i vitit 2023.

Qeveria në seancën e sotme ka shqyrtuar dhe pranuar Raportin për bisedimet e përfunduara dhe kyçjen e Marrëveshjes për njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale për infermierët, kirurgët veterinarë, farmacistët dhe akusherët në kuadër të Marrëveshjes për tregti të lirë të Evropës Qendrore, e shqyrtoi dhe e pranoi tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes.

Pas përfundimit me sukses të bisedimeve për përfundimin e Marrëveshjes për njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale për mjekë, stomatologë dhe arkitektë nga Samiti i vitit të kaluar të Procesit të Berlinit, grupet e punës vazhduan finalizimin e Direktivës së BE-së 2005/36/KE për katër profesionet e tjera të rregulluara.

Marrëveshja për njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale për infermierët, kirurgët veterinarë, farmacistët dhe akusherët në kontekst të Marrëveshjes së bashkëpunimit të tregtisë së lirë të Evropës Qendrore bazohet në parimin e njohjes automatike në përputhje me Direktivën e BE-së 2005/36/KE për njohjen e kualifikimeve profesionale dhe është në drejtim të arritjes së një zbatimi të suksesshëm dhe të plotë të dispozitave për tregun e brendshëm të BE-së, në kuadër të të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pjesë e iniciativës për krijimin e Tregut Ekonomik Rajonal 2021-2024, sipas konkluzioneve të Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit në Sofje (2020).