Nga mbledhja e 11-të e Qeverisë: Vendim për uljen e koeficientit të pagave të funksionarëve të cilët i emëron Qeveria; Konkludim në drejtim të realizimit të drejtës për votim të qytetarëve me dokumente personale me afat të skaduar

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin me të cilin ulen koeficientet për llogaritjen e pagave të zyrtarëve që i emëron Qeveria.

Me Vendimin ulen koeficientet e pagave të zyrtarëve të emëruar në Qeveri, koordinatorëve nacional dhe zyrtarëve të tjerë, drejtorëve dhe personave të tjerë të emëruar të organeve në pozitën e ministrive, drejtorëve dhe personave të tjerë të emëruar të organeve të pavarura të administratës shtetërore, personave drejtues në organizata administrative, agjencive, fondeve dhe personave të tjerë juridikë të themeluar me ligje të veçanta, të enteve ndëshkuese-korrektuese.  

Vendimi i sotëm i Qeverisë për miratimin e koeficienteve për llogaritjen e pagës së zyrtarëve të emëruar nga Qeveria nuk do të shkaktojë implikime financiare shtesë për Buxhetin e Shtetit.

Bëhet fjalë për harmonizimin e koeficienteve të personave të emëruar nga Qeveria në përputhje me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për paga dhe kompensime tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën e Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 51/24), i cili parashikon ndryshimin e koeficienteve sipas të cilëve llogaritet paga e personave të zgjedhur dhe të emëruar.

Qeveria ka shqyrtuar informacionin në lidhje me raportin e MPB-së për rreth 100.000 persona me dokumente të skaduar, të dorëzuar me kërkesë të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe për të shqyrtuar mundësinë e realizimit të së drejtës së tyre të votës në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare.

Qeveria ka konkluduar që Ministria e  Punëve të Brendshme deri në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë  të japë informacion të saktë se sa prej këtyre personave u ka skaduar afati ose do t'u skadojnë dokumentet personale në periudhën 9 mujore deri në ditën e zgjedhjeve më 24 prill 2024, gjegjësisht në ditën e zgjedhjeve më 8 maj 2024. Konkluzioni, siç theksoi Kryeministri Xhaferi, del nga ndryshimet dhe plotësimet e fundit në Kodin Zgjedhor, në pjesën e dispozitave kalimtare dhe përfundimtare, neni 38, ku jepet mundësia që në vitin 2024 këta persona të mund të futen në listën e votuesve.