Kovaçevski: Në vazhdimësi marrim masa për mbrojtjen e standardit të qytetarëve, me “çmim të garantuar” dhe marzhe më të ulëta parandalojmë rritjet e mëdha të çmimeve dhe ruajmë stabilitetin ekonomik

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski,së bashku me ministrin e ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe u.d. drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski, vizituarnkompaninë “Gorska SHPKNJP”.

“Është shumë e rëndësishme që kompanitë si “Gorska”, e cila ka më shumë se 30 vite me sukses në treg, por edhe të gjitha kompanitë e tjera të përfshihen në mbështetjen e masave tona që sigurojnë stabilitet çmimesh në tregun vendas.

Ajo që morëm si vendim në mbledhjen e Qeverisë është zgjerimi praktik i listës së produkteve me “çmim të garantuar” dhe shtuam edhe pijet freskuese, ujin e gazuar dhe natyral dhe birrën, të cilat do të kenë një çmim të reduktuar për të paktën 10 për qind.

Gjithashtu, sollëm vendim për uljen e marzheve për frutat dhe perimet, me çka do të ulen edhe më tej çmimet për këto produkte deri në 30%”, tha Kryeministri Kovaçevski gjatë vizitës së sotme në kompaninë “Gorska SHPKNJP”.

Duke rikujtuar masat paraprake të Qeverisë, me të cilat u ul çmimi për 10 për qind për mbi 50 produkte në 24 kategori nga industria e furrës, qumështit, mishit, Kryeministri Kovaçevski tha gjithashtu se është marrë vendim për heqjen e detyrimeve të importit për produktet e qumështit me përmbajtje yndyre prej mbi 10%, që pritet të reflektohet me ulje të çmimeve të këtyre produkteve të rëndësishme për konsumatorët.

“Gjithashtu sollëm vendim për uljen e detyrimeve të importit për perime të freskëta dhe orizit, si dhe heqjen e detyrimeve të importit të limonit, portokallit, mandarinës dhe produkteve të tjera të këtij lloji. Dhe varësisht nga lëvizjet e tregut do të pasojnë vendime të tjera për të lehtësuar barrën e lëvizjeve inflacioniste dhe ato vendime tashmë janë duke u përgatitur në Ministrinë e Ekonomisë”, shpjegoi Kryeministri Kovacevski, i cili apeloi tregtarët dhe prodhuesit që t'i përmbahen këtyre të rejave. si dhe të respektohen masat e mëparshme, sepse janë në interes të qytetarëve.

“Nuk do të lejojmë askënd të pasurohet në kurrizin e qytetarëve. Duhet t'i bëjmë qytetarët të luftojnë kundër çmimeve të larta, me inflacionin dhe të punojmë së bashku për uljen e çmimeve dhe rritjen e standardit të jetesës së qytetarëve.

Prandaj, si në periudhën paraardhëse ashtu edhe tani, sa herë kemi vërejtur tendenca negative ekonomike, kemi ndërhyrë me shpejtësi dhe me masa specifike, të synuara, kemi kontrolluar flukset inflacioniste. Përmes masave specifike kemi treguar se dëshirojmë që sa më shpejt të parandalojmë rritjet e mëdha të çmimeve për popullatën dhe me masat e reja të arrijmë stabilitet ekonomik”, theksoi Kryeministri Kovaçevski.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, vlerësoi në takim se vendimet e Qeverisë kanë ndikim në standardin jetësor, sepse sipas llogaritjeve, me këto masa të qeverisë për “çmim të garantuar” të produkteve, çdo amvisëri ka kursime mbi 2000 denarë me çmimet më të ulëta të produkteve.

Ministri Bekteshi shpjegoi para të pranishmëve se është regjistruar një eksport i madh i produkteve të caktuara bujqësore.

“Nuk kemi ndërmend të subvencionojmë produkte për vendet e tjera. Nga të dhënat shihet se rritja më e madhe e çmimeve është në sektorin e frutave dhe perimeve. Prandaj do t'u thosha tregtarëve të mos e lënë tregun maqedonas si rezervë në furnizimin me fruta dhe perime. Ne nuk duam ta vendosim veten në një situatë që këtë boshllëk ta mbushim me importe. Prandaj apeloj që të vendoset në tregun vendas dhe nëse bëhet e kundërta, ne si ministri do të propozojmë heqjen e detyrimeve të importit për produkte të caktuara”, tha ministri i Ekonomisë Bekteshi.

Drejtoresha e departamentit juridik në “Gorska SHPKNJP”, Simona Kostadinova-Sazdova theksoi se si kompani me përgjegjësi shoqërore kanë vendosur të pranojnë iniciativën e Qeverisë.

“Kemi vendosur të pranojmë iniciativën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe t'i përshtatim çmimet e disa produkteve tona me Vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta për produkte individuale në tregtinë me shumicë dhe pakicë. Një nga prioritetet kryesore të "Gorska" është kujdesi për konsumatorët tanë, dhe për rrjedhojë ne gjithmonë krijojmë strategjinë e kompanisë në atë drejtim. Ne e mirëpresim dhe e mbështesim këtë vendim të Qeverisë dhe kompania jonë do të vazhdojë të krijojë politika të çmimeve në përputhje me këtë iniciativë edhe në të ardhmen”, tha Kostadinova-Sazdova.