Nga mbledhja e 187-të: Vendime për zvogëlim shtesë të çmimeve të perimeve dhe pemëve, qumështit dhe salcës së kosit dhe çmime të garantuara të ujit, pijeve pa gaz dhe me gaz

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhje miratoi më shumë vendime me të cilat mbrohet standardi jetësor i qytetarëve. Janë bërë, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, zvogëlim të marzheve te frutat dhe perimet, me çka çmimet pritet sërish të ulen deri 30 për qind. Janë hequr të dhënat importuese për qumështin dhe salcën nga kosi, që pritet të shprehet me uljen e çmimeve edhe të këtyre produkteve. Ndërsa, çmimi i garantuar u konfirmua edhe në shitjen e ujit, pijeve joalkoolike pa gaz dhe me gaz dhe birrat.

Konkretisht, Qeveria ka vendosur me vendim të posaçëm të përshkruhet marzha më e lartë tregtare për frutat dhe perimet. Është marrë vendim për kushte të posaçme për tregti të mallrave të caktuara, me çka përcaktohet marzha më e lartë tregtare (profitabile), si kusht i posaçëm në tregtinë me fruta dhe perime të freskëta. Për të gjitha shoqatat tregtare dhe individët tregtarë të cilët marrin pjesë në zinxhirin tregtar në tregtinë me shumicë, konfirmohet marzha më e lartë tregtare (profitabile) me vlerë të përgjithshme deri 10 për qind, ndërsa në tregtinë me pakicë konfirmohet me vlerë të përgjithshme deri 15%. Është paraparë që vendimi të zbatohet deri më 30 nëntor të vitit 2023, ndërsa hynë në fuqi ditën e ardhshme nga dita e publikimit në "Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut".

Qeveria ka marrë edhe vendime, me të cilat propozohet zvogëlimi i përkohshëm i të dhënave me qëllim të uljes së çmimeve të më shumë produkteve.

Qeveria solli Vendim për uljen e detyrimeve të importit për importin e perimeve të freskëta dhe orizit. Është marrë vendim për heqjen e detyrimeve të importit për importin e agrumeve, të freskëta apo të thata, gjegjësisht: limon, portokall, mandarina, grejpfrut. Qeveria ka miratuar edhe një Vendim për anulimin e taksës së importit – normës doganore për importin e qumështit dhe salcës së kosit.

Qeveria këtë mbledhje ka miratuar Vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta për produktet individuale në tregtinë me shumicë dhe pakicë, gjegjësisht për përcaktimin e çmimeve më të larta në tregtinë me shumicë dhe pakicë për: ujin mineral të burimeve të pagazuar dhe të gazuara, lëngjeve të gazuara dhe të pa gazuara, me përjashtim të pijeve energjike, si dhe birrës së lehtë (në paketim prej 0,33 l në kanaçe; 0,5 l në shishe qelqi dhe 1,5 l në shishe plastike dhe birrë lager).

Çmimet më të larta të këtyre produkteve përcaktohen në nivelin e çmimeve (me përjashtim të çmimeve promocionale të shitjes) që janë zbatuar më 19 shtator 2023 në tregtinë me shumicë dhe çmimet e të cilave janë ulur me të paktën 10%. Tregtarët që merren me tregtinë me pakicë janë të detyruar të përcaktojnë çmimet e shitjes me pakicë për këto produkte në përputhje me masën e përqindjes së përcaktuar në këtë vendim dhe produktet e vendosura në rafte, frigoriferë dhe pajisje ftohëse duhet të shënohen qartë me mbishkrimin "çmimi i garantuar", që është publikuar në faqen e Ministrisë së Ekonomisë. Vendimi hyn në fuqi ditën e ardhshme nga dita e shpalljes në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” dhe është paraparë të zbatohet deri më 30 nëntor të vitit 2023.

Qeveria në këtë mbledhje e ka shqytuar dhe miratuar Informacionin për nevojën e ndërmarrjes së masave për rehabilitimin e trashëgimisë botërore natyrore dhe kulturore në Rajonin e Ohrit.

Konkluzat e Qeverisëe janë miratuar pas theksimit të propozuesit, Ministrisë së Kulturës, me rekomandim të monitorin misioneve reaktive të UNESKO-s, të potencuara nga Komiteti për trashëgimi kulturore pranë UNESKO-s.

Mes konkluzave të Qeverisë, është detyruar Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor që të marrë Vendim, me të cilin do ta angazhojë Institutin Hidrobiologjik - Ohër, të hartojë listë prioritare të vendbanimeve kyçe me rëndësi nacionale dhe evropiane dhe Listë të statusit të llojeve sipas klasifikimit IUCN të llojeve të peshqve të rrezikuara, jovertebrorë dhe alga në Liqenin e Ohrit. 

Ka edhe indikacione në Drejtoiël për mbrojztje të trashëgimisë kulturore, mes të cilave, në afatet e theksuara, të dorëzojë drejtime në institucionin kompetent - I.N. Enti për Mbrojtjen e Përmendoreve të Kulturës dhe Muzeu - Ohër, me të cilat do t'i definojë (kufizojë) mundësitë për ndërtimin e objekteve të reja, mbindërtime në pjesën e vjetër të Ohrit, duke pasur parasysh se neni 59-x i Ligjit për ndërtimin nuk është bazë juridike për mbindërtime dhe rikonstruktime në pjesën e vjetër të Ohrit.

Është detyruaredhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe Komuna e Ohrit, Komuna e Strugës dhe Komuna e Debërcës, brenda afateve të përcaktuara, secila në kompetencat e veta, të fillojnë me largimin e objekteve të ndërtuara pa leje për të cilat janë nxjerrë vendime të plotfhqishme për rrënimin dhe për të cilat janë siguruar mjete financiare për rrënim.

Është e detyruar Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, ndërsa Komuna e Ohrit, Komuna e Strugës dhe Komuna e Debërcës janë të obliguar që të gjithë dokumentacionin urbanistik të dorëzojnë në Komisionin për Menaxhimin e Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore Botërore në fazën e propozim- përfshirjes,gjegjësisht para se të miratohet nga Komisioni komunal për urbanizëm dhe të inkorporohet në programin vjetor.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, në bashkëpunim me Kapitenerinë e porteve - Ohër, është ngarkuar edhe për formimin e Grupit punues për analizën e mjeteve lundruese në Liqenin e Ohrit me llogaritjen e kapacitetit mbajtës të mjeteve lundruese në Liqenin e Ohrit.

Detyrohet Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Drejtorinë për mjedis dhe Drejtorinë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, janë angazhuar për hartimin e një draft versioni të Propozimit për Ligjin për menaxhimin e trashëgimisë botërore natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit.  

Qeveria, me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve për “Javën e Fëmijëve” të përcaktuar me ligj, e cila zbatohet me qëllim zhvillimin e aktivitetit social për afirmimin e mbrojtjes së fëmijëve. Gjatë kohëzgjatjes së "Javës së Fëmijëve", nga 2 - 9 tetor 2023, është planifikuar të ndahen: nga çdo biletë hyrëse e shitur për teatër, kinema, ekspozitë artistike dhe manifestime të tjera kulturore - 5,00 denarë; nga çdo dërgesë postare në komunikacionin e brendshëm, përveç shtypshkronjës, 2,00 denarë; nga çdo biletë hyrëse në garat sportive dhe ngjarje të tjera sportive - 5,00 denarë; nga çdo biletë e shitur e trenit në komunikacion hekurudhor dhe automobilistik, ndërkombëtar, transportit në qytet - 5,00 denarë; nga çdo biletë e shitur në komunikacionin ajror - 50,00 denarë; nga çdo formë e shitur e muzikës elektronike dhe video-incizimit, videokasetë dhe të tjera - 5,00 denarë. Nga pagesa largohen ekspozitat, shfaqjet dhe manifestimet e tjera kulturore të organizuara nga nxënës dhe studentë në institucionet publike. Gjatë kohës së  manifestimet kushtuar fëmijëve, organizohen aktivitete kulturore, argëtuese, edukative, sportive-rekreative, mjedisore dhe aktivitete të tjera kushtuar fëmijëve.