Kryeministri Kovaçevski në takim me udhëheqësinë e korporatës “Envidia” (NVIDIA)

Në kuadër të vizitës së tij të punës në Nju Jork, Kryeministri Dimitar Kovaçevski u takua me Keit Strier, nënkryetar i korporatës "Envidia" NVIDIA, që merret me inteligjencë artificiale.

Në takimin me Strier, Kryeministri Kovaçevski diskutoi për interesin e Qeverisë për ndërtimin e infrastrukturës për të mbështetur zbatimin e teknologjive të reja digjitale, përfshirë inteligjencën artificiale, nga sektori publik dhe subjektet ekonomike në vend. Ky projekt infrastrukturor për shpalosjen e teknologjive të reja digjitale dhe inteligjencës artificiale, mes tjerash, do të trajtojë çështjet e sigurisë nacionale, zhvillimin e inovacionit industrial, nivelin e sigurisë dhe shpejtësinë e shërbimeve.

Këto biseda janë vazhdimësi e bisedimeve të nisura nga ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, për planin e mbështetjes së zhvillimit dhe përdorimit të teknologjive të reja digjitale dhe inteligjencës artificiale në sektorin publik.

"Envidia" është një gjigant teknologjik, prodhuesi më i madh në botë i çipave të inteligjencës artificiale.