Kryeministri Kovaçevski: Politikat e qeverisë krijojnë kushte të favorshme biznesi për tërheqjen e investimeve të huaja

 

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me zëvendëskryeministrin e Qeverisë për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomike dhe investimet, Fatmir Bytyqi dhe ministren e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska, sot kanë zhvilluar takim me delegacionin e Hyundai Motor Group, të udhëhequr nga drejtori Euisun Çung dhe ambasadori i Koresë së Jugut Bae Joning.

Në takim u bisedua për potencialin që ka Maqedonia e Veriut për investime të huaja, si dhe për politikat e qeverisë për krijimin e një klime të favorshme biznesi për tërheqjen e investimeve të huaja.

Në takim u theksua se Maqedonia e Veriut ofron një varg avantazhesh për investime, duke përfshirë vendndodhjen strategjike, afërsinë me portin e Selanikut, infrastrukturën të mirë rrugore dhe fazën e ndërtimit të autostradës për në portin e Durrësit.

Kryeministri Kovaçevski nënvizoi se këto të dhëna, së bashku me marrëveshjet që Maqedonia e Veriut ka nënshkruar për tregtin e lirë, të cilat mundësojnë qasje në 40 tregje me 600 milionë konsumatorë, gjë e cila e bën vendin tonë një destinacion të shkëlqyer për investitorët e huaj.

Në takim, delegacioni i Hyundai-it u njoftua me faktin se aktualisht 40 objekte biznesi në vendin tonë janë në pronësi të investitorëve të huaj nga Tajvani, Gjermania, Kanadaja, SHBA-ja dhe për mbështetjen financiare që qeveria ofron për investitorët ndërkombëtarë që përdorin furnizuesit vendas.