Kovaçevski viziton “Data Masters”: Përmes masave të Qeverisë për investime të reja, krijojmë mjedis të favorshëm afarist i cili mundëson hapjen e vendeve konkuruese te reja të punës dhe paga më të mira

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot ka vizituar kompaninë e parë vendore, “Data Masters”, e specializuar në konsultim dhe implementim të zgjidhjeve në fushën e inteligjencës artificiale dhe analitikës së avancuar, e cila shënon sukses edhe përtej kufijtë e vendit tonë.

“Kompania u rrit nga 0 punonjës në 50 punonjës në 5 vjet. Kompania ka 60 klientë, 50 të punësuar, numri i të punësuarve është në rritje dhe duke qenë se këto ditë diskutimi publik është për "të mëdhenj", ata janë të mëdhenj duke punuar për klientët nga Abu Dhabi, nga Lisbona e SHBA. Mbetet Afrika për të pushtuar. Besoj se edhe kjo do të ndodhë. Pra, nëse diçka është e madhe në Maqedoni tani, atëherë kompanitë e tilla janë të mëdha. Dhe konfirmojnë se Maqedonia e Veriut është konkurruese në tregun botëror”, tha kryeministri Kovaçevski gjatë vizitës në kompaninë “Data Masters”, duke shtuar se është i kënaqur me faktin se nëse investohet në industri reale, atëherë të rinjtë tanë kthehen në vend.

“Kanë shfrytëzuar edhe ndihmën shtetërore. Diskutuam që ligji është i mirë, të cilin Qeveria e ka miratuar për të mbështetur investimet. Ata tashmë kanë shfrytëzuar financimin sipas këtij ligji, me të cilin avancojnë funksionimin e tyre, rrisin numrin e punonjësve dhe forcojnë pozicionin e tyre në treg.
Ajo që më gëzon është se një numër i madh i kompanive e njohin atë që po bëjnë dhe çfarë përfitimesh mund të sjellë dhe të përdorin për klientët e tyre, dhe gjithnjë e më shumë kompani maqedonase po përfshihen në përdorimin e shërbimeve që ofrojnë. Ajo që më gëzon shumë është se janë shumë modestë dhe nuk e thonë, por nëse sheh sistemin shëndetësor të një prej më të mirëve në botë, në menaxhimin e sistemeve shëndetësore, dhe ai është një nga Emiratet e Bashkuara Arabe t Abu Dhabi, atëherë këtu, në këtë ndërtesë është bërë i gjithë sistemi”, theksoi kryeministri Kovaçevski.

Kryeministri dërgoi porosi se  Qeveria vazhdon të mbështesë kompanitë vendore. “Këtë vit kemi një numër rekord të aplikimeve për mbështetje për investime, 467 aplikime. Vitin e kaluar menduam se ishte një rekord, por këtë vit e kaluam atë me 2/3 e numrit të kompanive që aplikuan. Tashmë janë lidhur 269 kontrata me kompani për investime, duke rritur kapacitetet e tyre prodhuese, kapacitetet e tyre shërbyese. Numri më i madh i kompanive janë pikërisht nga zonat ku operon “Data Masters” dhe besoj se Qeveria duhet të jetë partnere pikërisht në investime të tilla dhe në zhvillimin e kompanive të tilla, të cilat konfirmojnë se ne kemi qytetarët tanë të rinj të cilët mund të konkurojnë me të gjitha kompanitë në BE dhe SHBA”, tha kryeministri Kovaçevski.

 

Para të pranishmëve, një nga themeluesit e kompanisë “Data Masters”, Filip Petrovski theksoi se shumica e punëtorëve të kompanisë janë kthyer nga jashtë. Misioni i tyre, siç theksoi Petrovski, është të tregojnë se vendi ynë ka njohuri dhe përvojë dhe mund të konkurrojë me kompanitë e mëdha konsulente në botë.