Nga mbledhja e 130-të e Qeverisë: Është shpallur ditë zie për viktimat e tërmetit katastrofal në Turqi dhe Siri

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajti mbledhjen e 130-të.

Qeveria ka marrë vendim me të cilin dita e  nesërmja, 13 shkurt, e hënë, është Ditë zie e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Vendimi është marrë si shprehje solidariteti dhe respekti për numrin e madh të jetëve të humbura njerëzore të shkaktuara nga tërmeti katastrofal që ndodhi në Republikën e Turqisë dhe Republikën Arabe të Sirisë më 6 shkurt 2023.

Në ditën e nesërme të zisë, flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të jetë në gjysmështizë, në vendin tonë dhe para përfaqësive diplomatike-konsullore jashtë vendit.

Në fillim të seancës së Qeverisë u bënë homazhe për viktimat e tërmetit katastrofal në Turqi dhe Siri.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpreh ngushëllime të thella për humbjet, për të gjithë popullin turk dhe për të afërmit e të prekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri.