Kovaçevski: Marrim masa për ruajtjen e rritjes ekonomike edhe në kushte të krizës më të madhe

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalimin hyrës hapi konferencën ndërkombëtare “Forumi Ekonomik dhe Financiar i Shkupit” FEFSH 2022, në temën: “Ruajtja e rritjes në kohë të pasigurisë dhe më gjerë”.

Kryeministri Kovaçevski në fjalimin e tij i theksoi përparësitë e Qeverisë për përballje me sfidat në kushte të krizës më të madhe energjetike, masat për zbutjen e rritjes së çmimeve dhe për ruajtjen e likuiditetit të kompanive. Gjithashtu, Kryeministri Kovaçevski u referua edhe planeve të Qeverisë për stabilitet ekonomik dhe planeve që bëhen në afat të mesëm dhe afatgjatë për zhvillim ekonomik.

Në vazhdim e përcjellim në tërësi fjalimin.

“Në fillim dëshiroj që t’i falënderohem Ministrisë së Financave, ministrit, ekipit në tërësi që për herë të dytë organizoi Forumin Ekonomik dhe Financiar të Shkupit, i cili tani në të vërtetë është edhe në numër më të madh dhe në kushte më të mira sepse nuk kemi kufizime hapësinore nga virusi, duke pasur parasysh se aktualisht nuk ka masa.

Gjithashtu atë që kemi planifikuar, që është që të kemi të pranishëm ekonomistin më eminent në botë, arritëm ta bëjmë këtë vit, duke marrë parasysh se sipas të gjithë mendimeve ekonomisti më me ndikim në botë për momentin është Poll Krugman, me të vërtetë i jep peshë shtesë këtij forumi ekonomiko-financiar.

I nderuar profesor Paul Krugman,

Të nderuar të ftuar dhe Shkëlqesi,

Të nderuar zonja dhe zotëri,

Të nderuara media,

Për mua është nder dhe privilegj të hap Konferencën e dytë vjetore ndërkombëtare të “Forumit Ekonomik dhe Financiar të Shkupit”.

Vetëm një vit pasi filloi, Forumi u ngrit në nivelin e ngjarjes më të rëndësishme në fushën e ekonomisë dhe financave.

Si platformë për diskutim të  temave ekonomike dhe financiare, të cilën vitin e kaluar e  inicioi Ministria e Financave, "Forumi Ekonomik dhe Financiar i Shkupit" këtë vit në një vend mblodhi një pjesë të përfaqësuesve më të spikatur dhe më përfaqësues të palëve të interesuar vendorë ekonomikë dhe financiarë, institucioneve financiare ndërkombëtare, institucioneve më me ndikim në botë, BE-së dhe rajoni, si dhe përfaqësuesve të institucioneve më të larta akademike dhe shkencore në vend dhe botë.

Të gjithë juve Ju dëshiroj mirëseardhje dhe sukses në punën e Forumit, i cili këtë vit pasurohet me pjesëmarrjen e profesorit Paul Krugman, fitues i Çmimit Nobel në Ekonomi në vitin 2008. Me këtë, "Forumi Ekonomik dhe Financiar i Shkupit" vendos standarde të larta dhe shndërrohet në një ngjarje të njohur në vend dhe më gjerë.

Jam i bindur se secili prej jush do të japë një kontribut të rëndësishëm në lidhej me temën e forumit të këtij viti "Ruajtja e rritjes në kohë pasigurie dhe përtej". Besoj se do të dalin rekomandime serioze sa i përket sfidave makroekonomike në periudhën e ardhshme dhe krijimit të politikës fiskale dhe monetare. Në mënyrë plotësuese dhe udhëzime drejt fokusimit  në politikat për ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme, rezistuese dhe konkurruese nëpërmjet reformave strukturore, si dhe në drejtim të përballjes me krizën energjetike dhe orientimit drejt tranzicionit të gjelbër, digjitalizimit, përforcimit të kapitalit njerëzor, sistemit financiar të qëndrueshëm dhe inovativ.

Për ne, për Qeverinë dhe Ministrinë e Financave, do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme të dëgjojmë mendimet, analizat, sugjerimet dhe rekomandimet tuaja, por edhe një hap më tej, t'i zbatojmë  në proceset e krijimit të politikave të ardhshme në këto kohë të trazuara.

Me të vërtetë kam nder dhe përgjegjësi të madhe, që të udhëheq Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kushte të krizës më të madhe globale në historinë e re. Në një mjedis të pasigurt, Qeveria me përgjegjësi përballet me sfida të mëdha ekonomike dhe energjetike, si dhe me pasojat e agresionit ushtarak mbi Ukrainën.

Marrim vendime të vështira, parimore dhe mbi të gjitha shtetërore për të mbrojtur qytetarët, standardin dhe të ardhurat e tyre, si dhe likuiditetin e kompanive.

Në këtë fjalim do t’u referohem masave kryesore që i mori Qeveria për zbutjen e pasojave të krizës energjetike, si dhe prioriteteve dhe masave që i  marrim në afat të mesëm  dhe afatgjatë për rritjen ekonomike.

Përparësia e parë ka të bëj me mbrojtjen e standardit jetësor të kategorive më të cenueshme të qytetarëve, si dhe ruajtjes së likuiditetit të kompanive.

Përparësia e dytë ka të bëj me qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike, gjegjësisht mbështetjes afatgjatë për rritjen e prodhimit dhe rritjes së gjithëpërfshirjes.

E treta fokusohet në rritjen e investimeve bruto, përkatësisht të investimeve dominuese nga buxheti i shtetit, por edhe në investimet private dhe të huaja direkte si gjenerues të rritjes ekonomike të vendit në afat të mesëm.

Në përputhje me këto prioritete, këto ditë kemi dimensionuar ribalancimin e Buxhetit për vitin 2022, që i përgjigjet sfidave makroekonomike në kohë pasigurie.

Si përgjigje e duhur ndaj zhvillimeve të reja gjeopolitike dhe efektit të tyre në ekonominë globale dhe të brendshme, ne kemi përgatitur një përgjigje në kohë dhe të matur për pyetjet më të rëndësishme dhe kemi përshtatur projeksionet me kontekstin e ri makroekonomik.

Janë përcaktuar burime më të favorshme financimi si përgjigje ndaj krizës, duke ruajtur qëndrueshmërinë fiskale. Garantohet pagesa e rregullt e pagave, pensioneve, ndihmave sociale dhe plotësimi i nevojave të tjera të qytetarëve, si dhe shërbimi i detyrimeve të shtetit. Rebalanci i buxhetit dëshmon përgjegjësi ndaj qytetarëve, përgjegjësi ndaj ekonomisë, në të njëjtën kohë duke patur kujdes për  nevojën e konsolidimit financiar dhe qëndrueshmërisë së ekonomisë duke parashikuar reforma strukturore.

Kjo qasje, në afat të shkurtër, mundëson zbatimin e prioriteteve tona si mbrojtja e standardit jetësor të qytetarëve, veçanërisht kategorive të cenueshme, mbështetja financiare e likuiditetit të kompanive dhe krijimi i kushteve më të favorshme për arritjen e ritmeve të ardhshme të rritjes ekonomike në afat të shkurtër.

Në terma afatmesëm, kombinuar me efektet e njohura ndërkombëtarisht të masave antikrizë për tu ballafaquar me  krizën e energjisë dhe çmimeve dhe konsolidimin fiskal, nxitjen e aktivitetit ekonomik përmes shpenzimeve kapitale dhe investimeve në infrastrukturë, përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe krijimin e vendeve të reja të punës, ne po hapim bazat për përshpejtimin e rritjes ekonomike, por edhe pse e pasigurt, pritet një stabilizim gradual i zinxhirëve të furnizimit global dhe një mjedis më i favorshëm investimi.

Disa nga rezultatet që presim në afat të mesëm janë forcimi i konkurrencës, bashkëpunimi rajonal për stabilitetin dhe pavarësinë energjetike, tranzicioni i gjelbër dhe infrastruktura, digjitalizimi, investimi në kapitalin njerëzor dhe rritja e produktivitetit si nxitës të rritjes së qëndrueshme pas krizës.

Ne e parashikuam normën e inflacionit në 7.2% në vit, sërish në kuadër të pritjeve për lëvizjet e inflacionit në eurozonë dhe duke llogaritur efektin e tejmbushjes së tyre në vendin tonë. Në përputhje me pritshmëritë e institucioneve financiare ndërkombëtare për gjysmën e dytë të këtij viti, ne parashikojmë stabilizim të çmimeve dhe do të dëshiroja shumë të dëgjoja komente mbi pritjet për lëvizjet e inflacionit në nivel global dhe nga profesor Krugman.

Prandaj, me stabilizimin e presioneve të çmimeve, me normalizimin e zinxhirëve të furnizimit, por edhe me zbatimin e Planit të Qeverisë për rimëkëmbjen dhe përshpejtimin e rritjes, parashikimet janë se rritja ekonomike në vendin tonë do të përshpejtohet në periudhën afatmesme.

Rritja ekonomike për këtë vit parashikohet në 3.2%, që është një rënie prej 1.4 pp. në raport me projeksionet makroekonomike të buxhetit për vitin 2022. Këto projeksione korrespondojnë me projeksionin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për vendin. Kërkesa pritet të jetë nxitësi kryesor i rritjes, ku konsumi privat parashikohet të rritet me 3.3%. Në vitin 2023 ne parashikojmë rritje prej 4.5%, në 2024 prej 5.7%, 2025 prej 5.9%, 2026 prej 5.7% dhe në 2027 rritje prej 5.5%.

Një pjesë në totalin e rritjes së parashikuar ekonomike pritet nga rritja e pagës neto, e cila parashikohet me një rritje prej 11%. Kështu edhe në këto kushte sigurojmë rritjen e pagës mesatare neto, e cila sipas statistikave arriti në 500 euro. Kjo për shkak të rritjes së pagës minimale, rritjes së parashikuar të pagave në arsim dhe sektorë të tjerë, si dhe në disa sektorë me të ardhura më të larta, si sektori i informacionit, kompjuterit dhe telekomunikacionit.

Shkalla e papunësisë pritet të vazhdojë të ulet, me një projeksion prej 14.5% për këtë vit, ndërsa në periudhën afatmesme pritet të ulet në 8.2% në vitin 2027, kur shkalla e punësimit pritet të rritet. 54.7%. Papunësia aktualisht është në nivelin më të ulët historik prej 15.2 për qind.

Në këtë pjesë do të doja të veçoja politikat tona në drejtim të investimeve kapitale dhe në drejtim të investimeve të huaja direkte.

Shpenzimet kapitale janë planifikuar në nivel prej 32,2 miliardë denarë ose rreth 6 miliardë denarë më pak se plani për vitin 2022. Do të theksoj se investimet kapitale për këtë vit mbeten në nivel rekord dhe janë për 8,8 miliardë denarë ose 37,8% më të larta në krahasim me vitin e kaluar, përkatësisht për 16,1 miliardë denarë ose dy herë më të larta se në vitin 2020.
 

Mekanizmi KAPEF që kemi futur funksionon, realizimi monitorohet nga afër dhe aty ku ka një dinamikë më të dobët të realizimit, fondet hiqen dhe ridrejtohen në institucionet që kanë një realizim më të lartë të investimeve kapitale.

Në Korridoret 8 dhe 10 D janë planifikuar investime të konsiderueshme në infrastrukturën rrugore.

Në pjesën e infrastrukturës hekurudhore është planifikuar financimi i tri fazave të ndërtimit dhe rehabilitimit të pjesës lindore të Korridorit 8, përkatësisht pjesës drejt Bullgarisë, si dhe financimi i projektit për ndërtimin e hekurudhës. Kërçovë – kufi me Shqipërinë.
 

Në fushën e gazifikimit është paraparë ndërtimi i tubacioneve kryesore të gazit, si dhe ndërtimi i gazsjellësve interkonektive ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, Republikës së Serbisë dhe Republikës së Kosovës.

Një sërë projektesh të tjera kapitale janë planifikuar në fushën e arsimit dhe kujdesit ndaj fëmijëve, shëndetësisë, mbrojtjes së mjedisit dhe menaxhimit të mbeturinave.

Lista është e gjatë, agjenda ambicioze dhe për realizimin e saj është planifikuar një shumë prej mbi gjysmë miliardë eurosh për investime kapitale.

Nga ana tjetër, mbajtja e kontakteve me investitorët e huaj në këto kohë është thelbësore. Pandemia ka treguar dobësi dhe ne kemi parë që Evropa përballet me sfida të mëdha kur zinxhirët e furnizimit janë në vende të largëta. Shumë gjëra mund të prodhohen në Evropë, që do të thotë kursime në harxhimeve. Maqedonia e Veriut do ta shfrytëzojë atë dhe për këtë po krijojmë një mjedis për investime të reja. Ne jemi anëtare të NATO-s, pozicioni ynë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, që investitorët ta dinë se kanë siguri dhe një mjedis të parashikueshëm biznesi, në fakt ky është avantazhi ynë ndaj disa vendeve të rajonit.

Për të forcuar konkurrencën për tërheqjen e investitorëve, përpjekjet tona synojnë ruajtjen e mjedisit sa më të favorshëm të biznesit.

Sot, këto nuk janë vetëm paga konkurruese. Përkundrazi, ne kemi filluar dhe vazhdojmë të fokusohemi në përmirësimin e infrastrukturës, qeverisjes së mirë dhe veçanërisht kapitalit njerëzor nëpërmjet modernizimit të sistemit arsimor.

Qasja jonë për tërheqjen e investimeve ka ndryshuar dhe tani është e fokusuar në investime dhe investitorë që sjellin më shumë vlerë të shtuar.

Investimet e mëdha strategjike si parku me erë i kompanisë gjermane "VPD", si dhe ndërtimi i një termocentrali të madh diellor në Shtip në "Aquo" franceze duhet të shihen si të tilla si angazhimi ynë për tranzicionin tonë strategjik energjetik drejt kapaciteteve me burime te riperteritshme te energjisë.

Në mjedisin aktual, ku kriza energjetike po pengon rritjen, rritja e investimeve në energjinë e riperteritshme është prioriteti ynë kryesor.

Së bashku me reformat strukturore të nisura, ne krijojmë mundësi për bashkëpunim të vazhdueshëm jo vetëm me investitorët aktualë por edhe me investitorët e huaj potencialë.

Korrektësia e kësaj qasjeje tashmë jep rezultate përmes marrëveshjeve të arritura për investime të reja.

Në 18 muajt e fundit është rritur numri i investitorëve potencial që kanë qashmëri deri te Drejtoria e ZZHIT. Me rëndësi të njëjtë është edhe zgjerimi i kapaciteteve nga investitorët ekzistues.

Investitorët, potencial dhe ekzistues, e njohin konceptin e ri të funksionimit të ZZHIT të vendosur në fillim të vitit 2021. Vetëm nga kompanitë ekzistuese në ZZHIT, 10 kanë hapur objekte shtesë ose janë në fazën e zgjerimit të investimeve. Investitorët e rinj me të cilët negociatat janë në fazën përfundimtare janë investime mbi gjysmë miliardë euro dhe vijnë nga sektorët e farmacisë, energjisë, elektronikës dhe shërbimeve.

Sipas të dhënave të Bankës Popullore, në vend është shënuar trend rritës i investimeve të huaja direkte dhe vitin e kaluar janë realizuar mbi gjysmë miliardë euro investime direkte, më saktësisht 512 milionë euro, për dallim nga viti 2020 në kulmin e pandemia, kur 201 milionë.

 

Të nderuar

“Më lejoni që në fund të fjalimit, ta kahëzoj vëmendjen tuaj në kontekstin gjeopolitik në të cilin Republika e Maqedonisë së Veriut po ballafaqohet me situatën aktuale të sigurisë, ekonomisë, financa dhe energjetike.

Maqedonia e Veriut kujdeset për vlerat evropiane, demonstron sjellje evropiane, vullnet politik dhe ndërton marrëdhënie të mira fqinjësore të nevojshme për prosperitet ekonomik dhe standarde më të mirë për qytetarët.

Vendi ynë ka plotësuar të gjitha kushtet për fillimin e negociatave për kapitujt e anëtarësimit në BE,  e cila është konfirmuar pa kushte nga ana e Komisioni Evropian, si dhe nga shumica dërrmuese e vendeve anëtare të BE-së, anëtarësimi në NATO do të thotë siguri dhe mbrojtje, si dhe edhe mundëson zhvillimin ekonomik. Të njëjtën gjë presim që nga fillimi i procesit të anëtarësimit të vendit tonë për në BE.

Lufta në Ukrainë në  mënyrë tragjike ka treguar se çështja e zgjerimit evropian po bëhet një çështje serioze e sigurisë për rajonin dhe për vetë BE-në.

Bashkimi Evropian është partneri ynë kryesor tregtar dhe shumica e investimeve të huaja direkte vijnë nga Evropa dhe kontinenti i Amerikës së Veriut.

Në këtë kontekst, integrimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe i gjithë Ballkanit Perëndimor është politika primare në interes të sigurisë dhe gjeostrategjik për rajonin dhe BE-në.

Integrimi në EU e të gjithë Ballkanit Përëndimorë është proces me  vlerë. Maqedonia e Veriut e forcon bashëkpuimin regjional me vendet e fqinje Ballkanit Perëndimor, për lëvizje të lirë të kapitalit, njerëzve, mallrave, shërbimeve për  përmirësimin e konkurrencën, investimet të reja, treg më të madh, lëvizje dhe zhvillim i biznesit në rajon. E gjithë kjo nënkupton një standard dhe cilësi më të lart të jetese. Qëllimi ynë është të ketë një rajon ekonomikisht i fortë dhe i qëndrueshëm, një Ballkan Perëndimor i zhvilluar dhë të integruar në BE.

Faleminderit për vëmendjen dhe uroj një Forum të suksesshëm dhe produktiv, duke i uruar edhe një herë organizatorët”.