Mbledhja e rregullt e 42-të e Qeverisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, 03.05.2022 (e martë), do të mbajë mbledhjen  e rregullt të 42-të.

Sipas rendit të propozuar të ditës, në përputhje me kompetencat e saj Qeveria do të shqyrtojë më shumë pika nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.

Në rend dite në mbledhje sot është edhe Raporti për shkallën e realizimit të Programit për punën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe Informacioni me Raport për realizimin e aktiviteteve për vitin 2021 nga Strategjia nacionale për zhvillimin e konceptit “Një shoqëri për të gjithë dhe interkulturalizëm”.

Në mbledhjen e sotme, anëtarët e Qeverisë do të shqyrtojnë Propozim-ligjin për ratifikimin e ndryshimeve dhe plotësimeve t Aneks 4 të Marrëveshjes qendrore-evropiane për tregti të lirë (CEFTA 2006), me Protokoll për definimin e konceptit për produktet me origjinë dhe metodat e bashkëpunimit administrativ në përputhje me Vendimin e Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.

Për konkluzat dhe vendimet pas mbledhjes së sotme të Qeverisë, e cila do të fillojë në orën 12:00, opinioni do të njoftohet me deklaratë, menjëherë pas përfundimit të saj.