Nga mbledhja e 39-të e Qeverisë: Maqedonia e Veriut do të aplikojë për shfrytëzimin e mbështetjes makrofinanciare nga BE për vendet jo anëtare

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen  e sotme të 39-të, e cila u mbajt përmes video-konferencës, shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për nevojën e përdorimit të mbështetjes makrofinanciare (IFR) nga Bashkimi Evropian për vendet jashtë BE-së.

Qeveria ka obliguar Ministrinë e Financave që në afat prej 7 ditësh t’i dërgojë një letër Komisionit Evropian për kërkesë formale për shfrytëzimin e mbështetjes makrofinanciare nga Bashkimi Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

IFR është menduar për vendet që janë gjeografikisht, ekonomikisht dhe politikisht afër BE-së, duke përfshirë vendet kandidate, kandidatët potencialë për anëtarësim në BE, si dhe vendet në kufi me BE-në, pra të gjitha vendet që mbulohen nga Politika Evropiane e Fqinjësisë e në rrethana të caktuara dhe vende të tjera të treta dhe synon të ndihmojë vendet aplikante në këtë mbështetje financiare në rivendosjen e një pozicioni financiar të jashtëm të qëndrueshëm, duke inkurajuar rregullimet ekonomike dhe reformat strukturore dhe synon të plotësojë financimin e miratuar nga FMN.