Me gjithsej 615 milionë euro Qeveria amortizoi rritjen e madhe të çmimeve

Për amortizimin e rritjes së madhe të çmimeve të shkaktuara nga pandemia dhe konflikti ushtarak në Ukrainë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriu, ndarë pothuajse 615 milionë euro.  Vitin e kaluar janë marrë masa për amortizimin e rritjes së çmimeve, ndërsa këtë vit është miratuar në mënyrë shtesë një grup  prej 26 masash për të mbështetur standardin e qytetarëve dhe kompanive, por edhe për mbështetjen financiare të kompanive përmes Bankës për Zhvillim.

Falë këtyre masave ne kemi çmimin më të ulët të naftës dhe derivateve të naftës në rajon. Efektet e vendimeve qeveritare dhanë rezultate. Përmes ngrirjes së çmimeve të produkteve ushqimore, ndërsa më pas edhe ulja e tatimit mbi vlerën e shtuar nga pesë për qind në zero për qind, arritëm të parandalojmë rritjen e madhe të çmimeve.

Në mënyrë shtesë, për produktet ushqimore bazë janë kufizuar marzhat e shitjes në pakicë dhe shitjes në shumicë për mbrojtjen e standardit të qytetarëve. Pa këto masa faturat e ushqimit do të ishin më ta larta për 1.500 denarë në muaj. Gjithashtu, për kategoritë e cenueshme të qytetarëve kemi siguruar mbështetje financiare prej 1.000 denarë në muaj për t’i mbuluar llogaritë e tyre dhe kemi rritur pagën minimale në 18.000 denarë.

Në periudhën e kaluar, Qeveria të gjitha burimet i orientoi drejt  përballjes me krizën. Me masat për ruajtjen e likuiditetit të kompanive dhe likuiditetit të sektorit të energjetikës, ne si shtet kemi vendosur të subvencionojmë 80 për qind të faturave të energjisë elektrike. Pa këto masa, çmimi i energjisë elektrike, gjegjësisht faturat për energji elektrike të qytetarëve do të ishin për 2.150 denarë më të lartë. Po të mos ishin kufizimet e marzheve dhe ulja e TVSH-së dhe derivatet e naftës do t’i paguanim vetëm në bazë të TVSH-së, pa ulje të akcizës, 300 denarë më shumë.

Është rritur edhe paga mesatare, ndërsa  në pjesën më të madhe të sektorëve në vend në vitet e fundit pagat janë rritur mbi 20 për qind gjatë tre viteve të fundit. Qeveria është një hap larg realizimit të premtimit për minimum 30.000 paga mesatare, të dhënat e fundit tregojnë se paga mesatare është 29.980 denarë.

Investimi në standardin e qytetarëve është prioritet kryesor, veçanërisht në kushte të një krize të madhe ekonomike dhe Qeveria do të vazhdojë të mbështesë financiarisht qytetarët dhe kompanitë.