Takimi Zaev-Pasarivakis: Gjithçka që bëjmë është për më shumë investime dhe zhvillim ekonomik

Kryeministri Zoran Zaev realizoi takim  Nektaria Pasarivakis, president dhe drejtor ekzekutiv i konferencës “Ekonomist” për Greqinë, Qipron, Maltën dhe Evropën Juglindore.

Pasarivakis falënderoi Kryeministrin Zaev për pjesëmarrjen e tij në konferencë dhe për përpjekjet e tij për të përmirësuar marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve. Ajo shprehu fjalë pozitive për rolin udhëheqës të Kryeministrit Zaev dhe avancimin e proceseve shumë të rëndësishme midis dy vendeve, të gjitha me qëllim të zhvillimit ekonomik.

Në takim edhe njwher Kryeministri Zaev edhe një herë shprehu mbështetjen e tij dhe përgëzoi organizimin profesional të konferencës "Ekonomist", në të cilën marrin pjesë liderë, biznesmenë, diplomatë dhe personalitete të shquara nga fusha të ndryshme.

U konkludua se investimet kanë një rol shumë të rëndësishëm për zhvillimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor deri në integrimin e mëtejshëm në BE.