Kryeministri Zaev me ekipin ekonomik të Qeverisë në Odën Ekonomike: Sigurojmë kushte më të mira, ligje dhe kushte të volitshme për rangim të kompanive vendore për rritje të PBB-së dhe për vende të reja të punës

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ekipi ekonomik i Qeverisë, zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi, ministri i Financave, Fatmir Besimi, zëvendësministri i Ekonomisë, Zoran Manevski, bashkë me drejtoreshën e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Sanja Llukarevska, mbajtën takim me kryesuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, udhëhequr nga kryetari Branko Azeski.

Në takimin e punës, në diskutimin disa-orësh, u diskutua për sfidat me të cilat përballet ekonomia në vend dhe rajon dhe u diskutua për propozime dhe zgjidhje individuale që do të ndihmonin në mënyrë të drejtpërdrejtë për të tejkaluar pasojat e krizës shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga virusi KOVID-19 dhe për të përmirësuar kushtet për të udhëheqje të biznesit në vend.

Në takimin e punës, me ftesë të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Kryeministri Zaev shprehu interes për temat kryesore për të cilat diskutuan përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, të cilat lidhen me mbajtjen e dialogut të vazhdueshëm dhe efektiv mes Qeverisë si krijues i politikave ekonomike dhe sektorit të biznesit, me të cilin duke njohur potencialet e ekonomisë sigurohen masat për përshpejtimin e rritjes ekonomike.

"Unë dua t'ju dërgoj një mesazh që ju keni mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë. Fokusi ynë është te kompanitë vendase, ku ne shohim potencial të madh në sigurimin e vendeve të reja të punës, paga të qëndrueshme dhe rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB-së). Takimet e tilla janë të mirëseardhura, sepse së bashku nevojitet ti gjejmë vështirësitë në punën tuaj dhe t'i eliminojmë ato", tha Kryeministri Zaev në takimin me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit.

Në takim u diskutua për më shumë masa të cilat për Odën Ekonomike, e cila këtë vit do të festojë 100 vjetorin e saj, janë prioritare dhe për të cilat, siç u theksua bashkë me Qeverinë, do të ndiqet zbatimi i tyre.

Si një prej përcaktimet strategjike kyçe të Qeverisë u theksua realizimi i sistemit nacional gazsjellës, gjatë së cilës të dyja palët në takimin e punës u dakorduan se realizimi i tërësishëm i këtij projekti ka rëndësi të madhe për ekonominë si konsumator i fundit, që në këtë mënyrë do të fitojë energjenc më të lirë, shpenzime më të ulëta, si dhe do të sigurohet mbrojtje e ambientit jetësor dhe konkurrencë më e madhe e tregjeve të huaja.

Qeveria dhe Oda Ekonomike u pajtuan se është veçanërisht e rëndësishme që gjatë ndërlidhjes së sistemeve rajonale gazsjellëse, si dhe gjatë ndërtimit të sistemeve për distribuim për gaz natyror, të vendoset si prioritet për lëshimin në përdorim të më shumë rrjeteve të ndërtuara gazsjellëse.

Një nga masat prioritare të miratuara te përfaqësuesit e sektorit të biznesit privat ishte thirrja e Kryeministrit Zaev dhe ekipi i tij ekonomik, komuniteti i biznesit për t'u përfshirë në investimet në burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe duke mbështetur investimet e gjelbra në sektorin publik, i cili do të kontribuojë për të zvogëluar ndotjen, ndërsa thekson se Qeveria me Planin e Ndërhyrjes për Investime PNI 2021-2027, planifikon investime publike dhe private në përputhje me strategjitë aktuale dhe të ardhshme për rritjen ekonomike në vend.

Biznesmenët shprehën kënaqësinë me Programin e mbështetjes së investimeve, duke theksuar nevojën për të njohur ndërmarrjet me mundësitë për të përdorur masa për të mbështetur hulumtimin, inovacionin dhe zhvillimin për të siguruar motivim më të madh për zbatimin e tyre në produkte specifike.

Edhe afaristët edhe Qeveria u pajtuan se një prej masave kyçe për sigurimin e investimeve të rritura është shkurtimi i patjetërsueshëm i të gjitha barrierave administrative në procesin e dhënies së lejeve ndërtimore të nevojshme për kompanitë.

Kryeministri Zaev, bashkë me anëtarët e Qeverisë, informuan se ndërmerren masa dhe miratohen vendime me qëllim realizimin e aktiviteteve të Strategjisë për reforma në administratën publike 2018-2022.

Në takimin e punës gjithashtu u diskutua për përmirësimin e punës së Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe institucioneve të tjera shtetërore që kanë kompetenca inspektimi, dhe promovimin e tyre, ndërtimin e kapaciteteve dhe digjitalizimin.

Në takim, u propozua që në të ardhmen të sigurohej një përcaktim preciz i definimit të kornizës kohore për ndryshimet në sistemin e taksave, gjegjësisht ndryshimet në fushën e tatimeve të sillen dhe t'i komunikohen publikut jo më vonë se deri më30 qershor në vitin aktual kalendarin.

Nga ana e Odës Ekonomike u propozua që ndryshimet e propozuara të kenë veprimtari të vonuar, gjegjësisht të fillojnë të vlejnë prej më 1 janar vitin e ardhshëm kalendarik.

Me kërkesë të komunitetit të biznesit, Kryeministri Zaev informoi se Qeveria mbetet transparente dhe e vendosur në luftën kundër lajmeve të rreme dhe është e përkushtuar të përdorë të gjitha kapacitetet në atë drejtim, në mënyrë që të sigurojë një mjedis demokratik dhe të lirë shoqëror.

Në takim u përsërit angazhimi i vazhdueshëm i Qeverisë për të sjellë masa në drejtim të përmirësimit të klimës investuese, gjatë së cilës u theksua se edhe gjatë kohës së krizës ekonomike – shëndetësore eksportet mbetën në 6.5 %, që është një lajm pozitiv në drejtim të përmirësimit të rritjes së përgjithshme ekonomike në vend. Për këtë qëllim, po merren masa për të zbutur efektet e pandemisë në periudhën afatshkurtër, si dhe planifikimin për rritjen ekonomike në periudhën afatmesme dhe afatgjatë.

Kryeministri Zaev tha se Qeveria i dëgjon investitorët vendas dhe takime të tilla si këto ndihmojnë partneritetin me komunitetin e biznesit në krijimin dhe zbatimin e politikave pozitive ekonomike të Qeverisë, të cilat sjellin rezultate.