Qeveria do të mbajë mbledhjen e rregullt të 75-të

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 75-të në të cilën do të shqyrtohet Procesverbali i mbledhjes së tridhjetë e nëntë i Shtabit kryesor koordinues të krizës për sigurimin e koordinimit të plotë në lidhje me parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona COVID-19, të mbajtur më 31 maj të vitit 2021, në të cilin janë përfshirë ndryshimet e propozuara të masave për mbrojtje të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, mbajtur më 28 maj të vitit 2021.

Para ministrave për shqyrtim do të jetë edhe Procesverbali nga mbledhja e trembëdhjetë e Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin për menaxhim me kriza, mbajtur më 28 maj të vitit 2021.

Mbledhja do të fillojë në orën 12:00, në të cilën do të shqyrtohen më tepër pika të rendit të ditës nga Programi i punës së Qeverisë dhe në interes të qytetarëve. Mbledhja do të mbahet me prani fizike të anëtarëve dhe shërbimeve të Qeverisë.

Për vendimet dhe konkluzat e miratuara nga mbledhja  e rregullt e 75-të, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës menjëherë pas përfundimit të saj.