Kryeministri Zaev:Investimi i “M6 Agrar” dhe “Tikvesh” në plantacionet e reja të rrushit prej 120 hektarësh krijon kushte për prodhimin e verërave vendore për të pushtuar tregjet botërore

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me ftesë të Kompanisë “M5 Agrar” dhe Kantinës së verës “Tikvesh”, sot mori pjesë në promovimin e investimit të ri të këtyre kompanive që janë pjesë  e Grupacionit M6.

Në ngjarje, ku krahas menaxherëve nga këto kompani, morën pjesë edhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha dhe Agjencisë për Mbështetje Financiare  të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, u përshëndet që edhe në kushte të krizës shkaktuar nga pandemia me COVID-19, “M6 Agrar” dhe Kantinës së Verës “Tikvesh” përmes grupacionit M6, vazhdoi cikli investues në plantacione të reja të rrushit në hapësirë prej 120 hektarësh, në lokacionin Babuna, në afërsi të Velesit.

Investimi më i ri i “M6 Agrar” për avancimin e cilësisë së verërave të “Tikvesh” është në vlerë prej gati se 2,5 milionë euro, ndërsa një pjesë e fondeve janë siguruar me mbështetjen e Programit IPARD.

“Ky investim i konfirmon mundësitë e diellit maqedonas dhe vend për zhvillimin bujqësor, veçanërisht për zhvillimin dhe ekspansionin e rrushit tonë, si dhe prodhimin e verërave cilësore. Investimi i plantacioneve të rrushit nuk do të kontribuojë vetëm në avancimin e cilësisë së verërave të “Tikvesh”, po do të krijojë edhe kushte për prodhimin e sasive më të mëdha për të pushtuar tregjet botërore. Me këtë potencial të ri, Kantina e verës “Tikvesh” me traditë shumëvjeçare të prodhimit të verërave cilësore, me pjesëmarrje në mbi 25 tregje mbarë botës dhe 130 çmime të larta në gara me renome botërore të verës vetëm vitin e kaluar, përfaqëson promovim më të madh të verërave të vendit në skenën botërore të verës. Është shumë e rëndësishme që ky investim do të kontribuojë për ndërtimin e mëtejshëm të imixhit të vendit si prodhues i verës me cilësi të lartë për themelimin e industrisë maqedonase të verës”, theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Plantacionet e reja të verës në lokacionin Babuna janë pjesë e programit investues shumëvjeçar për avancimin e cilësisë së verërave të “Tikvesh”, në kuadër të së cilës deri më tani janë investuar mbi 5 milionë euro në krijimin e plantacioneve të reja dhe mekanizmin bashkëkohor.

“Me të vërtetë është shumë ndjenjë e mirë kur jemi dëshmitar në zhvillim. Unë jam njëkohësisht edhe krenar, sepse ky është sukses i përbashkët si konfirmim i politikës së mirë së Qeverisë dhe bashkëpunimit mes institucioneve dhe sektorit privat. Përmes këtyre shembujve, ne qëndruam në vendin lider mes vendet shfrytëzuesve të IPARD në raport me nivelin e shfrytëzimit të IPARD 2. Si rezultat i shfrytëzimit të mirë të mjeteve nga Programi, për së pari herë në histori, dy vite me radhë 2019 dhe 2020, ndërsa edhe tani në vitin 2021, Republika e Maqedonisë së Veriut nuk do të kthejë mjete të pashfrytëzuara nga Programi”, theksoi Arjanit Hoxha, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Plani investues  për plantacionet e reja parasheh që në vitin 2022 të investohen 3,3 milionë euro dhe të përfshihet hapësira prej 180 hektarë të reja, ndërsa ky lloj investimi në bujqësi i plotëson të gjitha kriteret për mbështetja nga Programi IPARD për zhvillimin agrar dhe rural.

“Deri sot, përmes instrumentit IPARD 2 janë kyçur 1.723 marrëveshje me mbështetje të përgjithshme prej 51 milionë euro. Agjencia ishte dhe do të vazhdojë të jetë partneri më i madh i bujqve dhe kompanive dhe stimulues i rritjes dhe zhvillimit të prodhimtarisë bujqësore dhe zhvillimit rural. Mirënjohje se jemi në rrugë të mirë dhe se jemi liderë në shfrytëzimin e mjeteve në rajon morëm edhe nga “DG Agri” të BE-së, ndërsa në Programin IPARD 3 që duhet të fillojë me zbatim në vitin 2022 presim Buxhet akoma më të madh nga ai që e kishim në periudhën e kaluar”, tha Nikica Baçovski, drejtor i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Gjatë fjalimit të tij kryetari i Bordit Drejtues të “Tikvesh” dhe partner në Grupacionin M6, Svetozar Janevski foli për vizionin e qartë për krijimin e verërave cilësore dhe industrinë e verës.

“Edhe në këto kushte të pandemisë, kompania vazhdoi me investimet në plantacionet e reja të rrushit, teknologjinë moderne dhe zhvillimin e resurseve njerëzore për pozicionimin e tregjeve të huaja dhe promovim më të madh të verërave vendore. Jemi të kënaqur dhe mirënjohës për mbështetjen që e sigurojnë Qeveria, ministria  përkatëse dhe fondet e BE-së për këtë sektor, në këto kuadro edhe për “Tikvesh” si stimulues i zhvillimit të industrisë vendore të verës”, theksoi Janevski.

 

Në bashkëngjitje fjalimi integral i kryetarit të Qeverisë, Zoran Zaev:

 

I nderuar z.Svetozar Janevski, kryetar i Bordit Drejtues të kantinës së verës “Tikvesh”,

Të nderuar përfaqësues të kompanisë “Tikvesh” dhe grupacionit “M6”

I nderuar ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arijanit Hoxha,

I nderuar, Nikica Bacovski, drejtor i Agjencisë për mbështetje  financire në Bujësi dhe zhvillim rural

Të nderuar përfaqësues të mediave,

 

Sot kemi një mundësi të shkëlqyeshme për të përshëndetur investimin e ri të bërë nga kompania "M6 Agrar", e cila është pjesë e Grupit M6, si dhe KV "Tikvesh".

Bëhet fjalë për një  investim në sipërfaqe të reja prej 120 hektarë me vreshta dhe blerje e makinerive bujqësore më  bashkëkohore për përpunimin e vreshtave.

Kompania "M6 Agrar", e cila së bashku me kantinën e vreshtave "Tikvesh" është pjesë e Grupit M6, dhe në kushte krize të shkaktuara nga pandemia e Kovid-19, vazhdoi ciklin e investimeve. Vreshta të reja në një sipërfaqe prej 120 hektarësh, në lokacionin Babuna, afër Velesit, është investimi i fundit i "M6 Agrar" për të përmirësuar cilësinë e verërave të KV "Tikvesh". Investimi arrin në gati 2.5 milion euro dhe një pjesë e fondeve sigurohen me mbështetjen e programit IPARD.

"M6 Agrar" u themelua në vitin 2007, dhe me aktivitetin e saj kryesor për rritjen e rrushit për prodhimin e verërave të "Tikvesh", është jashtëzakonisht e orientuar drejt zhvillimit.

Kjo iniciativë zhvillimore e "M6 Agrar" e grupit M6 dhe "Tikvesh" i kënaqi kriteret më të larta për mbështetje nga programi IPARD i Agjencisë për mbështetjen Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Vlera totale e investimit në këto 120 hektarë të vreshtave të reja në vendin  Babuna është 2.5 milion euro, nga të cilat 60% mbështetet nga programi IPARD, dhe 40% i mbetur është nga fondet vetanake.

Ekipet ekspertë të "M6 Agrar" dhe "Tikvesh" zbatojnë praktikat më moderne në vreshtari dhe në krijimin e vreshtave të reja përdoren fidanë të çertifikuar nga prodhuesit më të njohur në botë dhe me varietete që i përshtaten më mirë klimës dhe përbërjes së tokës.

"M6 Agrar" dhe Veraria Tikvesh e Grupit M6 deri më tani kanë investuar mbi 3.5 milion euro nga fondet e tyre, brenda programit shumëvjeçar të investimeve për të përmirësuar cilësinë e verërave "Tikvesh".

Rezultatet janë të dukshme si në shtëpi ashtu edhe në botë.  Janë duke u renditur njohje dhe çmime për verë cilësore dhe pushtohen tregje të reja.

Përveç fondeve vetanake, këtë vit përdoren mjete nga programi IPARD, përmes Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Shuma totale e fondeve të investuara deri më tani është mbi 5 milion euro në ngritjen e vreshtave të reja në një sipërfaqe prej 220 hektarë dhe  furnizimin  e makinerive moderne.

Jam i bindur se historia e suksesit dhe guximi i ekipeve menaxheriale të "M6 Agrar" dhe Verarisë "Tikvesh" të grupacionit M6, janë një shembull i mirë dhe motivues i përfitimeve që vijnë në bujqësi.

Në fund, më lejoni t'ju përgëzoj edhe një herë për investimin tuaj të ri. Të uroj suksese të mëtejshme, të cilat jam i bindur që nuk do të ndalen dhe do të konfirmohen nga njoftimi i një plani të ri investimi për ngritjen e vreshtave të reja që parashihet gjatë vitit 2020  për të cilin do të investohen dhe do të ë mënyrë shtesë do të jepen 3.3 milion euro dhe një sipërfaqe prej 180 hektarësh vreshta të reja do të përfshihen.