Projekte të përbashkëta ekonomike me rëndësi rajonale në fokus të takimit të Zaev dhe Bytyqi me menaxhmentin e Bursës së Athinës

Ekonomia në foks të takimeve të Kryeministrit Zoran Zaev, i cili së bashku me zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike, koordinim të resorëve ekonomikë dhe investimeve, Fatmir Bytyqi, realizuan një takim pune me menaxhmentin e bursës në Athinë, “Atheks grup”  e  cila mbështet punën e tregut të kapitalit në Greqi.

Në takim u diskutuan sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e projekteve të përbashkëta me rëndësi rajonale. Kryeministri Zaev theksoi se investimet e përbashkëta kanë një rëndësi të veçantë për prosperitetin ekonomik.

Në takim u theksua se tregu i kapitalit është një pjesë e rëndësishme e funksionimit ekonomik të vendeve dhe roli dhe funksioni që ata kanë për rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë dhe kompanive janë jashtëzakonisht të rëndësishme.

Kryeministri Zaev dhe Zëvendëskryeministri Bytyqi theksuan se shteti garanton dhe siguron treg, kushte të lira dhe transparente dhe marrëdhënie në ekonomi me mundësi të barabarta, kushte të tregut dhe rregulla për kompanitë.

Në takim u theksua se anëtarësimi në NATO përmirëson më tej sigurinë dhe parashikueshmërinë e investimeve të reja.

Bursa e Athinës ka një traditë ekzistence që nga viti 1876, duke tregtuar kompani të mëdha dhe të mesme që kanë potencial për rritje.