Zaev nga “Kemet Elektroniks”: Rritet eksporti, në tetë muajit e fundit nënshkruam 48 marrëveshje për mbështetje financiare shtetërore për investime të reja

"Zgjerimi i kapaciteteve të fabrikës ekzistuese  ‘Kemet Electroniks’ me vlerë 10 milion euro, një pjesë e së cilës do të investohet në Qendrën për Kërkim dhe Zhvillim, flet për besimin e kompanisë në vend, rolin motivues dhe mjedisin miqësor për zhvillim të mëtejshëm të biznesit  dhe për cikle të reja investimesh ", tha Kryeministri Zoran Zaev gjatë vizitës së kompanisë së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Zona të Zhvillimit Teknologjik-Industrial, Jovan Despotovski.

Kryeministri Zaev theksoi se Qeveria në 4 vitet e fundit vazhdimisht ka ruajtur kujdesin për investitorët ekzistues dhe po punon për tërheqjen e investimeve të reja nga ndërmarrjet e huaja.

"Marrëdhënia e partneritetit që Qeveria po ndërton me kompanitë që funksionojnë në vend, si dhe klima e favorshme e biznesit që nxit investime të reja dhe zhvillimin e kompanive kontribuan në këtë mandat, pra nga shtatori i vitit 2020, për të nënshkruar 48 marrëveshje të ndihmës shtetërore me kompani që aplikuan sipas Ligjit për Mbështetjen Financiare të Investimeve," tha Kryeministri Zaev dhe shtoi se kënaqësia është edhe më e madhe kur e dimë që ky vendim vjen nga një prej kompanive më të njohura në botë për prodhimin e komponentëve elektronikë me një gamë të gjerë të zbatueshmërisë në industri të ndryshme - nga prodhimi i anijeve kozmike deri te produktet që  përdoren në jetën e përditshme .

 Kryeministri Zaev tha se që nga shtatori i vitit 2020, janë duke u zhvilluar gjithsej 53 projekte investimi, me mbështetjen e shtetit, me një vlerë totale prej 95.7 milion euro, të cilat kanë krijuar rreth 2,000 vende të reja pune për qytetarët.

 "Në mënyrë shtesë, nga shtatori i vitit të kaluar deri më sot, që do të thotë se në vetëm 8 muaj kemi nënshkruar 5 marrëveshje për investime të reja të kompanive të huaja në vend. Këto janë investimet e "VIK", "Iproteks", "Purplast", "Magna" dhe investimi i dytë i "Drexelmeier" në Kumanovë. Ne kemi 15 kompani të tjera që kanë njohur lehtësimet e mbështetjes së investimeve të huaja direkte dhe tashmë kanë filluar procedurat për marrjen e mbështetjes financiare të shtetit. Bëhet fjalë për kompani nga Turqia, Gjermania, Koreja e Jugut, Republika Popullore e Kinës," shpjegoi Kryeministri Zaev.

 Drejtori i Drejtorisë për Zona të Zhvillimit Teknologjik-Industrial, Jovan Despotovski tha se qasja dhe cilësia e re në inkurajimin e investimeve bazohet në politikat reale ekonomike dhe sjell rezultate të vërteta ekonomike.

"Kompania ‘Kemet Electroniks’ është një nga shembujt pozitivë që edhe në një vit pandemik mbajti numrin e të punësuarve dhe siguron punë të paguara mirë. Kjo kompani është zotuar për 200 vende pune, dhe sot punëson 269 bashkëqytetarë tanë, që është 35% më shumë. Më e rëndësishme, në vitin 2020, u regjistrua një rritje e pagave bruto prej gati 6%, e cila është pak më shumë se rritja mesatare e regjistruar në zonat vitin e kaluar dhe në përputhje me përpjekjet tona intensive për të siguruar paga më të larta për punonjësit në zona," nënvizoi Despotovski dhe shtoi se ka rritje të eksporteve.

“Ju kujtoj se kemi tremujorin e parë më të mirë në 4 vitet e fundit, me një rritje eksporti prej 41% krahasuar me 2018 ose mbi 300 milion euro. Investimet kthehen. Kompanitë në zonat, në vitin 2020, paguan një shumë neto prej mbi 1.8 miliardë denarë në Buxhetin e RMV-së ", tha Despotovski.

Menaxheri operativ për "Kemet Electronics" në vend, Stefan Utkovski tha se kompania po përmirëson prodhimin e saj, duke përmisuar objektet e prodhimit dhe në të njëjtën kohë kapacitetet e punonjësve të saj.

"Investimi i ri dhe Qendra për Kërkim dhe Zhvillim për kondensatorë të rinj, si dhe një dhomë për hulumtim dhe testim të materialeve të reja është planifikuar për gusht 2021, ndërsa fillimi i prodhimit në pjesën e re në maj 2022. Me këtë, pritet të rritet numri i vendeve të reja të punës dhe të arrijë 500 punonjës," tha Utkovski.

Qeveria do të vazhdojë të krijojë politika që do të inkurajojnë sektorin e biznesit. Kjo nënkupton subvencione të drejtpërdrejta financiare përmes masave të Ligjit për Mbështetje Financiare, i cili këtë vit do të ndryshohet dhe do të lehtësohen kushtet për aplikim. Këtu janë masat dhe programet e Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, masat nga Agjencia e Punësimit për trajnim shtesë dhe ritrajnim të fuqisë punëtore, dhe këtu janë shumë projekte të infrastrukturës. Sigurisht, ka ndryshime në ligjet për doganat dhe lehtësimin e taksave, i cili është një grup serioz masash që do t'i japin ekonomisë sonë dhe kompanive shumë më shumë konkurrencë.