Kryeministri Zaev në Samitin e nismës 17 + 1: Procesi i bashkëpunimit me RP të Kinës ka potencial për të arritur një efikasitet më të madh dhe nga bashkëpunimi i rritur rajonal për projekte me interes për më shumë vende në rajon

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot morri pjesë në punë e Samitit të Kinës dhe vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore 17+1, që u mbajt me anë të lidhjes së video konferencës online.

Në pjesën solemne nga Samiti, Kryetari i Bankës Popullore të Kinës Si Xhinping i përshëndeti dhe ju uroj punë të suksesshme shefave të shteteve dhe qeverive të përfshira në iniciativën 17+1 e cila ekziston tani më që 9-të vite.

Kryetari Si Xhinping ju referua përfitimeve nga nisma dhe informoi se në emër të zhvillimit të ardhshëm për bashkëpunim në mes Republikës Popullore të Kinës me vendet nga Evropa Qendrore dhe Lindore, vendi i tyre, në pesë vitet e ardhshme e ka miratuar planin për vlerësim më të madh të eksportit nga këto vende evropiane në lartësi nga 15 miliard dollar, si dhe rritjen e bashkëpunimit në shumë sfera të bujqësisë , energjetikës, infrastrukturës rrugore, arsimit dhe veçanërisht në shëndetësi për shkak se RP e Kinës e shikon Iniciativën 17+1 si platformë kros-regjionale për bashkëpunim edhe në fushën e luftimit të pandemisë dhe pasojave nga ajo dhe se do të vazhdoj të jetë aktive në mbështetjen solidare të vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore.

Kryeministri Zaev në fjalimin e tij theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut që në fillim të vendosjes së procesit në bashkëpunim me Republikën Popullore të Kinës dhe vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore, në mënyrë aktive merr pjesë në shumë aktivitete, duke e vlerësuar si një platformë për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Edhe në këtë periudhë sfiduese, tha Kryeministri Zaev, kur e gjithë bota ballafaqohet me pasojat nga pandemia KOVID-19, vitin e kaluar në kuadër të 17+1, u mbajtën një takim ministror dhe disa takime me anë të video lidhjeve me ekspertë, të cilët shërbejnë si mundësi e mirë për shkëmbim të informacioneve dhe përvojave në luftë kundër virusit.

Zaev shprehu besim se këto takime ishin vërtet të dobishme për të gjitha vendet 17 + 1 dhe tregoi rëndësinë e bashkëpunimit në kushtet më të vështira.

"Tani është koha për t'u përgatitur për epokën pas Kovid dhe rinovimin e shoqërive dhe ekonomive tona, dhe në atë drejtim është sigurisht e rëndësishme të intensifikohen format e ndryshme të bashkëpunimit ekonomik. Duke pasur parasysh këtë, ne besojmë se bashkëpunimi brenda 17 + 1 duhet të përqendrohet në projekte specifike dhe të ketë rezultate konkrete, veçanërisht në fushat e shkëmbimit ekonomik dhe tregtar dhe projekteve të infrastrukturës kapitale", tha Kryeministri Zaev në fjalimin e tij në Samiti e Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore 17 + 1.

Kryetari i Qeverisë së  Maqedonisë Veriore Zaev theksoi se për zhvillim thelbësor dhe bashkëpunim më të madh, është veçanërisht e rëndësishme të sigurohet tregtia e lirë, e liruar nga pengesat administrative, hapja e mëtejshme e tregut kinez për produktet nga Evropa Qendrore dhe Lindore, konkurrenca e ndershme, trajtimi i barabartë i kompanive nga rajoni i tregut kinez, respektimi i parimeve të reciprocitetit dhe parimi i përfitimit të ndërsjellë, respektimi i rregullave tregtare të vendosura shumëpalëshe të Organizatës Botërore të Tregtisë dhe, si një vend kandidat për Bashkimin Evropian, në përputhje me ligjin, politikat, vlerat dhe parimet e BE-së.

Kryeministri Zaev theksoi se procesi i bashkëpunimit ka potencial për të arritur një efikasitet më të madh edhe nga  bashkëpunimi i rritur rajonal dhe një qasje e përbashkët për projektet që vijnë nga iniciativa 17 + 1.

"Ne e dimë që të gjitha vendet e Evropës Juglindore kanë interesa specifikë në zona të ndryshme, kështu që mund të jetë e dobishme të merret në konsideratë rritja e bashkëpunimit rajonal për projekte që do të ishin me interes për më shumë vende në një rajon të veçantë. Kjo mund të bëhet në fushën e infrastrukturës ose energjisë, veçanërisht në lidhje me projektet për përdorimin e energjisë së rinovueshme dhe zvogëlimin e ndotjes së ujit, ajrit dhe tokës, si një kontribut i përbashkët në luftën tonë kundër ndryshimeve klimaterike,” tha Kryeministri Zaev në këtë drejtim, dhe shtoi se në këtë drejtim i sheh projektet që vijnë nga angazhimi për rinovimin dhe bashkëpunimin "e gjelbër" brenda procesit 17 + 1 në kontekstin e temës për 2021, si një vit i bashkëpunimit midis RP Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore për zhvillimin e gjelbër dhe mbrojtjen ambientit jetësorë.

Kryeministri Zaev informoi krerët e shteteve dhe qeverive në Samitin për zbatimin e Strategjisë së tranzicionit të energjisë të Republikës së Maqedonisë së  Veriut në pesë vitet e ardhshme me investime në burime të ripërtëritshme të energjisë deri në vitin 2030 për një të ardhme të qëndrueshme në këtë drejtim.

Kryetari i Qeverisë  Zaev në fund të fjalimit të tij, tha se Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet një pjesëmarrëse aktive në iniciativën me përvojat më të mira nga aktivitetet e mëparshme në ngjarje të shumta, si dhe Forumi i katërt i Ministrave të Kulturës të Republikës Popullore të  Kinës dhe vendet e EQL, të mbajtura në nëntor 2019, e cila u mbajt në Shkup brenda iniciativës 17 + 1.

Duke falënderuar për pjesëmarrjen në Samitin e Kinës dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore 17 + 1, Kryeministri Zaev uroi Presidentin Xi Jinping dhe popullin e Republikës Popullore të Kinës për Vitin e Ri Hënor Kinez, i cili fillon në 12 Shkurt.