Nga mbledhja e 126-të e Qeverisë së RMV: Zgjerohet përfshirja e kompanive për mbështetje shtetërore dhe thjeshtësohen procedurat administrative; U miratua informata për përdorimin e Strategjisë për transparencë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e djeshme të Qeverisë e miratoi  Propozim ligjin për plotësim dhe ndryshim të Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, me të cilin avancohet sistemi i ndihmës shtetërore për investime, rritet përfshirja e kompanive të cilat mund të aplikojnë dhe thjeshtësohen procedurat administrative për aplikim. Kjo do të thotë se për ndihmë shtetërore mund të aplikojnë të gjitha kompanitë që realizojnë rritje të të ardhurave nga puna e përgjithshme, në veprimtari, siç janë tregtia, teknologjitë informatike ose prodhimet bujqësore dytësore, me kusht që të nisin një proces të ri të prodhimit. Qëllimi i ndryshimeve të miratuara është që t’u dilet në ndihmë kërkesave të biznes komunitetit dhe të rritet konkurrenca.

Në mbledhjen e sotme u shqyrtua dhe u miratua Raporti i grupit të punës ndër-dikasterial për realizimin e detyrimeve nga Marrëveshja përfundimtare me Republikën e Greqisë, sipas të cilit emri i ri i SHA Agjencia Informative e Maqedonisë - Shkup në pronësi shtetërore (AIM), prej tani do të jetë  SHA Agjencia Informative Mediale - Shkup në pronësi të shtetit (AIM), emërtimi i ri i SHA Elektranat e Maqedonisë - ElEM do të jetë  SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV) dhe emërtimi i ri i SHA për komunikacionin postar “Postat e Maqedonisë” në pronësi shtetërore - Shkup, do të jetë SHA për komunikacion postar, “Postat e Maqedonisë së Veriut”, në pronësi shtetërore në Shkup.

Në këtë drejtim u miratua edhe propozim vendimi për ndryshim dhe plotësim të Statutit të Shoqërisë Aksionare për prodhimin e energjisë elektrike, me të cilin riemërtohet në Elektranat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, SHA EMV Shkup.

Në mbledhjen e rregullt të 126-të, ministrat e shqyrtuan dhe e miratuan informatën për nevojën për përpilimin e Strategjisë për  transparencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim që të rritet besimi i qytetarëve në institucionet e sistemit me anë të avancimit sistemor të transparencës dhe qasjen në institucionet shtetërore. Kjo Strategji do t’i përcaktojë fushat me prioritet dhe do të japë drejtime strategjike që institucionet  t’i zbatojnë parimet e qeverisjes së mirë, të cilat janë pjesë e sistemit të së drejtës të Bashkimit Evropian dhe 12-të parimet e qeverisjes së mirë të Këshillit të Evropës. Për këtë qëllim u angazhua Kabineti i ministrit pa portofol i ngarkuar për komunikim,  transparencë dhe  llogaridhënie, Robert Popovski që t’i koordinojë aktivitet e mëtejshme.

Qeveria e  shqyrtoi dhe e miratoi informatën për sanimin e NP për ekonomizim me objekte sportive, në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe i obligoi Agjencinë për të Rinj dhe Sport si dhe NP për  ekonomizim me objekte sportive në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të bëjnë kufizim të kompetencave dhe objekteve, e më pas me Agjencinë për Kadastër të bëjnë një pasqyrim dhe shënim të objekteve dhe të përpilojnë Plan Veprimi për sanim.

Me propozim të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, ministrat sot në mënyrë pozitive vendosën për ndryshimin e vendimit për lartësinë e kompensimeve për  zbatimin e sistemit për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve dhe lartësinë e kompensimit për kontrolle zyrtare shtesë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe miratoi Raportin për bisedimet e realizuara dhe e miratoi tekstin e harmonizuar për Marrëveshjen për uljen e çmimeve të shërbimeve për roaming në rrjetet  për komunikim mobil publik në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe e autorizoi ministrin për  Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski  ta nënshkruajë marrëveshjen për uljen e çmimeve të roamingut në Ballkanin Perëndimor.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për riafirmimin e punës së Këshillit për bujqësi dhe zhvillim rural (Agrosovet) me Vendim për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për formimin e Këshillit për bujqësi dhe zhvillim rural dhe njëherit e shqyrtoi dhe e miratoi edhe informatën për nënshkrimin e Memorandumit për mirëkuptim  mes Ministrisë për politika në bujqësi, ushqim dhe pylltari të Republikës së Italisë dhe Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomizim të ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në sektorin e bujqësisë.

Me propozim të Ministrisë për Punë të Brendshme në mbledhjen e sotme  Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe miratoi propozimin për  ngritjen  e  procedurës së negociatave për lidhjen e një Protokolli për bashkëpunim në fushën e luftës kundër tregtisë me njerëz mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.

Në mbledhjen e sotme ministrat e shqyrtuan dhe e miratuan informatën për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fondet e besueshme të NATO-s. Në kuadër të Iniciativës për ndërtim dhe përforcim të kapaciteteve të mbrojtjes dhe të sigurisë, me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, u soll vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në aktivitetin stërvitor “Vigorous Warrior 19” në Republikën e Rumanisë.