Qeveria: Rekomandime për shkarkime në M-NAV, me rekomandime për emërime të reja; Vendim për fillimin e procesit të transformimit të prodhimit të energjisë elektrike me impiante gaz-hidrogjen; Vendim për trajnim  dhe stërvitje të  “Trojan Footprint24”

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e Qeverisë i rekomandoi këshillit mbikëqyrës të Shoqërisë aksionare shtetërore për kryerjen e veprimtarisë së ofrimit të shërbimeve në navigacion aviacioni “M-NAV” ShA.- Shkup të shkarkojë Fahrudin Hamidin nga pozita e kryetarit të Bordit Drejtues dhe drejtor ekzekutiv në SNA dhe Ljube Stamenkovskin nga pozita e anëtarit të Bordit Drejtues dhe drejtor ekzekutiv në SNT.

Qeveria i rekomandoi  bordit mbikëqyrës të Shoqërisë aksionare shtetërore për kryerjen e veprimtarisë së ofrimit të shërbimeve në navigacionin e aviacionit “M-NAV” SHA. - Shkup të emërojë Hekuran Asanin në pozitën e kryetar të Bordit të drejtorëve dhe drejtor ekzekutiv në SNA, ndërsa për anëtar të Bordit të Drejtorëve dhe drejtor ekzekutiv në SNT të emërojë Millan Koraq.

Hekuran Asani është punonjës i Shoqërisë aksionare shtetërore për ofrimin e shërbimeve në navigacionin e aviacionit "M-NAV" ShA. - Shkup nga viti 2005, ndërsa nga viti 2007 kryen detyrën e kontrollorit të trafikut ajror. Në vitin 2010 ka marrë licencën e kontrollorit ekzekutiv, ndërsa që nga viti 2021 është edhe instruktor i fushës së kontrollit të trafikut ajror (OJTI). Hekuran Asani si punonjës i M-NAV-së dhe kontrollor prej kohësh i trafikut ajror kryen edhe funksionin e mbikëqyrësit të kontrollit të trafikut ajror.

Milan Koraq në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në SNT në M-NAV vjen nga pozita Udhëheqës-instruktor për inxhinieri elektrike në Shoqërinë Aksionare Shtetërore për ofrimin e shërbimeve në navigacionin e aviacionit "M-NAV" Sh.A.-Shkup. Para pozitës në M-NAV, Koraq ka qenë i punësuar  14 vite në Agjencinë për Aviacion Civil, në pozitën udhëheqës instruktor për energji elektrike në Sektorin e teknologjisë së aviacionit. Milan Koraq ka më shumë se 25 vite përvojë pune në fushën e aviacionit.

Qeveria i rekomandoi Agjencisë së Aviacionit Civil  të vazhdojë me aktivitetet e nisura që dalin nga inspektimi i jashtëzakonshëm për përcaktimin e kushteve për sigurinë dhe sigurimit të trafikut ajror dhe për të informuar ministrinë dikasteriale dhe Qeverinë për të njëjtën gjë.

Qeveria ngarkoi Inspektoratin e Punës të kryejë një inspektim të jashtëzakonshëm të punës së organizatave sindikale në kuadër të Shoqërisë aksionare shtetërore për kryerjen e veprimtarisë së ofrimit të shërbimeve në navigacionin e aviacionit “M-NAV” SH.A.-Shkup dhe për të njëjtën të informojë Qeverinë.

Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi edhe Vendimin për fillimin e procesit për transformimin e prodhimit të energjisë elektrike me impiante gaz-hidrogjen.

Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informatat e Ministrisë së Ekonomisë për nevojën e inicimit të projekteve për ndërtimin e termocentralit rajonal 800 MW gaz-hidrogjen në Negotinë dhe 250-300 MW gaz-hidrogjen Manastir.

Ngarkohet Sh.A. EEM të fillojë negociatat për investitor potencial strategjik dhe bashkëpunim të mundshëm për realizimin e projekteve për hidrocentralet Manastir dhe Negotinë, në përputhje të Ligjit për investime strategjike.

Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informatën e Ministrisë së Mbrojtjes për hyrjen dhe qëndrimin e forcave të armatosura të huaja në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në trajnimin dhe stërvitjen "Trojan Footprint 24" dhe mori një vendim të tillë.

Trajnimi dhe stërvitja “Trojan Footprint 24” është pjesë e Planit për organizim dhe pjesëmarrje të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në ushtrimin e karakterit ndërkombëtar për vitin 2024 dhe 2025, në përputhje të nevojave për planifikim aktiv, organizim, përgatitje dhe realizim të trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta ndërmjet aleatëve në NATO.

Stërvitja është planifikuar të zhvillohet në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në periudhën nga 16 janari deri më 16 mars 2024, me pjesëmarrjen e 40 pjesëtarëve të forcave speciale të Forcave të Armatosura të ShBA-ve dhe 12 pjesëtarëve të forcave speciale të Republikës së Greqisë, me armatim, pajisje, automjete  dhe mjete materiale e teknike. Forcat speciale të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në mënyrë aktive do të marrin pjesë në përgatitjen dhe realizimin e trajnimit dhe stërvitjes së përbashkët me 55 pjesëtarë (pjesëmarrës në aktivitet dhe logjistikë reale).

Vende për pjesëmarrje në stërvitje janë paraparë të jenë AP "Krivollak", poligonet e trajnimit dhe poligonet e vend qitjes në garnizonin e Shkupit dhe vend qitja "Kraste" në garnizonin e Shtipit.