Nga seanca e 12. qeveritare: Agjenda reformuese për Planin për rritje e Komisionit Evropian; Vendim për të shqyrtuar bazën ligjore për qeset e nikotinës dhe kufizimit të përdorimit të tyre; Afat ligjor për Realizuesin e autostradës Kërçovë – Ohër

Qeveria, me propozim të Sekretariatit për Çështje Evropiane, e shqyrtoi dhe miratoi Informatën për statusin e përgatitjes së Agjendës reformuese 2024-2027, në suazat e Planit për rritje të vendeve të Ballkanit Perëndimor. U ngarkuan institucionet kompetente të finalizojnë projekt – agjendën reformuese 2024-2027, e cila mandej do të dërgohet te Komisioni Evropian.

Agjenda reformuese paraqet një pako gjithëpërfshirëse të masave për arritjen e qëllimeve të parapara, është parashikuar pagesë dy herë në vit, ndërsa pagesat, siç sugjeruan nga Sekretariati i Çështjeve Evropiane, janë të kushtëzuara me realizimin e hapave kualitative dhe kuantitative të ndërlidhura me masat për periudhën prej 2024-2027.

Për Maqedoninë e Veriut, fushat me prioritet që janë dakorduar me KE-në kanë të bëjnë me:

1. Administrim/ Reformë e administratës publike dhe Menaxhimi i financave publike
2. Tranzicioni Digjital, Energjetik/ I gjelbër
3. Kapitali njerëzor
4. Ambienti afarist
5. Sundimi i të drejtës

Në Agjendën reformuese do të duhet të përcaktohen edhe prioritetet për investimet infrastrukturore (përmes WBIF), të cilat do të duhet të jenë për:  transportin, energjetikën, transformimin digjital dhe kapitalin njerëzor, që janë të pranueshme për financim përmes Mekanizimit të planit të rritjes.

Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informatën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, për bazën ligjore për qeset e nikotinës. Ngarkime, në lidhje me Informatën ka te deri më shumë organe dhe institucione kompetente, ndër të cilat fillimisht për Ministrinë e Shëndetësisë. 

Kjo ministri duhet të përpilojë analizë me të cilën do të përcaktohet nëse qeset e nikotinës janë të sigurta për popullsinë në aspektin shëndetësorë toksikologjik dhe nëse produkti duhet të jetë në shtije të lirë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ose gjatë aprovimit eventual në treg duhet të vihet ndalesë për shitje për personat më të ri se 18 vjet.

Qeveria e obligoi Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave që të formojë një grup pune me përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Financave - Drejtorisë Doganore, Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave –Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë dhe Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore e Republikës së Maqedonisë së Veriut (MALMED), e cila do të duhet të përpilojë një analizë krahasuese të legjislacionit për problemet që lidhen me qeset e nikotinës në BE dhe Ballkanin Perëndimor, si dhe të bëjë propozime për ndryshimin dhe plotësimin e rregulloreve në fushën më të cilën rregullohet siguria shëndetësore, qarkullimi, taksat dhe akcizat për qeset e nikotinës në shtet, e gjitha bazuar në analizën e përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë.

Qeveria, me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, ka shqyrtuar Informacionin për nevojën e miratimit të Ligjit për plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e rrugës Miladinovci - Shtip dhe aksit rrugorë Kërçovë - Ohër, me qëllim të lidhjes së Aneksit nr. 6 të kontratës për ndërtimin e autostradës, aksi Kërçovë - Ohër, dhe i miratoi propozim- dispozitat të plotësimit.

Me plotësimet e përcaktuara ligjore, 31.12.2026 është paraparë si afat përfundimtar në të cilin Kontraktori duhet të përfundojë punimet në këtë aks autostrade.

Shkak i shtyrjes së afatit të ndërtimit janë 13 rrëshqitje të reja të shfaqura në trase, si pasojë e projektit fillestar joadekuat dhe fillimit të parakohshëm të ndërtimit të këtij seksioni.
Qeveria, me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për ndarjen e Amendamentit numër 5 (Amendment 5 to Letter of offer and acceptance-LOA MK-B-UCC  JLTV) ndaj marrëveshjes së lidhur Qeveri me qeveri për furnizimin e mjeteve të blinduara të lehta me rrota, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe e miratoi tekstin e harmonizuar të Amendamentit.

Amendamenti 5, siç shpjegohet, është në përputhje me letrën e kërkesës për furnizim konkret dhe vendimet e mëparshme të Programit dhe Grupit Drejtues në Ministrin e Mbrojtjes për furnizimin e mjeteve të blinduara të lehta me rrota JLTV. Mjetet financiare nuk i ngarkohen buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes, sepse shuma do të paguhet duke përdorur mjete financiare nga programi FMF (Foreign Military Founds), të cilat janë donacion nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me këtë mbyllet faza e parë e pajisjes së Armatës dhe grupit të batalionit të lehtë të këmbësorisë me mjete të blinduara të lehta, si pjesë e projektit të Ministrisë së Mbrojtjes për furnizimin e mjeteve të blinduara të lehta me rrota, i cili planifikohet të zbatohet në periudhën nga viti 2019 – 2027, si pjesë e planit afatgjatë për zhvillimin e aftësive mbrojtëse për modernizimin dhe pajisjen e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe arritjen e ndërveprimit të plotë me ushtritë e vendeve partnere të NATO-s.

Qeveria,  me propozim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për procesin e identifikimit të habeve inventive digjitale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i aprovoi qendrat e paraqitura për realizimin e thirrjes në kuadër të programit  Evropa Digjitale.

Ky program për financim i BE-së është i fokusuar në afrimin e teknologjisë digjitale deri te bizneset, qytetarët dhe administrata publike dhe pritet të sigurojë financim strategjik, duke mbështetur projekte në pesë fusha kryesore: superkompjuterë, inteligjencë artificiale, siguri sajber, aftësi të avancuara digjitale dhe sigurimin e përdorimit të gjerë të teknologjive digjitale në ekonomi dhe shoqëri. Me  buxhetin e planifikuar total prej 7,5 miliardë euro (për të gjitha vendet), programi ka për qëllim të përshpejtojë rimëkëmbjen ekonomike dhe të formësojë transformimin digjital të shoqërisë dhe ekonomisë, me përfitime për të gjithë, por veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Programi i Evropës Digjitale është pjesë e kornizës financiare shumëvjeçare 2021-2027.

Qeveria, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, ka miratuar Vendim për ditën dhe çastin e fillimit dhe ditën dhe çastin e përfundimit të llogaritjes verore të kohës në vitin 2024.
Llogaritja verore e kohës në vitin 2024 fillon më 31 mars në orën 02:00, kështu që  me zhvendosjen  e akrepave të orës për një orë përpara në 02:00, llogaritet si 03:00.

Llogaritja verore e kohës përfundon më 27 tetor në orën 03:00, kështu që me zhvendosjen e akrepave të orës për një orë prapa në 03:00, llogaritet si 02:00. Vendimi për vendosjen e llogaritjes verore është në përputhje me Ligjin për matjen e kohës (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 17/96 dhe 16/97) dhe në përputhje me direktivat evropiane.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka vendosur që në seancën e radhës të Qeverisë të marrë vendim në lidhje me zgjidhjen e kuadrove në Qendrën për Menaxhimin e Krizave.