Qeveria dhe ministritë

Përbërja aktuale e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është votuar në Kuvend më 16 janar të vitit 2022 me 62 vota “pro” dhe 46 “kundër”, pasi kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski e fitoi mandatin për përbërje të Qeverisë nga Presidenti Stevo Pendarovski.

Mandati për punën e Qeverisë bazohet në vullnetin zgjedhor të qytetarëve nga zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 15.07.2020,mbështetja parlamentare dhe politike përfaqësuar përmes shumicës së zgjeruar të deputetëve dhe besimin për zbatimin e politikave të definuara në Programin për punë të Qeverisë në periudhën 2020-2024 dhe dokumentet e miratuara strategjike për zbatim në periudhën e kaluar.

Mandati i Qeverisë është të realizojë përcaktimet politike të parapara në Programin e punës të Qeverisë 2022-2024.

  • Kompetencat e Qeverisë mund ti lexoni këtu.
  • Qeveria ka edhe më shumë komisione, për punën e të cilave mund të lexoni këtu.
  • Programi për punën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën 2020-2024 mund ta lexoni këtu.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është Dimitar Kovaçevski. Kryetari i Qeverisë ka 4 zëvendës:

  1. Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive – Artan Grubi
  2. Zëvendëskryetarja e Qeverisë e ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë – Sllavica Gërkovska
  3. Zëvendëskryetar i Qeverisë, i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomikë dhe investime – Fatmir Bytyqi
  4. Zëvendëskryetar i Qeverisë për çështje evropiane – Bojan Mariçiq


Përbërja aktuale e qeverisë

Dimitar Kovaçevski - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut
Artan Grubi - Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive
Sllavica Gërkovska - Zëvendëskryetarja e Qeverisë e ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë
Fatmir Bytyqi - Zëvendëskryetar i Qeverisë i angazhuar për Çështjet ekonomike
Bojan Mariçiq - Zëvendëskryetar i Qeverisë për Çështjet evropiane
Bujar Osmani - Ministër i Punëve të Jashtme
Sllavjanka Petrovska - Ministre e Mbrojtjes
Oliver Spasovski - Ministër i Punëve të Brendshme
Nikolla Tupançeski - Ministër i Drejtësisë
Fatmir Besimi - Ministër i Financave
Kreshnik Bekteshi - Ministër i Ekonomisë
Ljupço Nikollovski - Ministër i Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave
Bekim Sali - Ministër i Shëndetësisë
Jeton Shaqiri - Ministre e Arsimit dhe Shkencës
Jovana Trençevska - Ministre e Punës dhe Politikës Sociale
Risto Penov - Ministër i Vetëqeverisjes Lokale
Bisera Kostadinovska Stojçevska - Ministre e Kulturës
Bllagoj Boçvarski - Ministër i Transportit dhe Lidhjeve
Naser Nuredini - Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
Admirim Aliti - Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës
Xhemail Çupi - Ministër pa portofol i ngarkuar për diasporë

Përbërjet e mëparshme të Qeverisë

Mandati i Qeverisë është të zbatojë përcaktimet politike të parashikuara në Programin e Punës së Qeverisë 2017-2020.

Zoran Zaev - Kryetari i Qeverisë
Radmilla Shekerinska Jankovska – Ministre e Mbrojtjes
Oliver Spasovski - Ministër i Punëve të Brendshme
Dragan Tevdovski – Ministër i Financave
Nikolla Dimitrov – Ministër i Punëve të Jashtme
Renata Deskoska – Ministre e Arsimit dhe Shkencës
Goran Sugareski Ministër i Transportit dhe Lidhjeve
Lјupço Nikollovski – Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave
Milla Carovska – Ministre e Punës dhe Politikës Sociale
Damjan Mançevski – Ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë
Sadulla Duraki – Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
Kreshnik Bekteshi - Ministër i Ekonomisë
Bilen Saliji – Ministër i Drejtësisë
Suhejl Fazliu – Ministër i Vetëqeverisjes Lokale
Arben Taravari – Ministër i Shëndetësisë
Robert Allagjozovski – Ministër i Kulturës
Koço Angjushev – Ministër pa portofol dhe Zëvendëskryetar i Qeverisë i angazhuar për Çështjet ekonomike
Bujar Osmani – Ministër pa portofol dhe Zëvendëskryetar i Qeverisë i angazhuar për Çështjet evropiane
Hazbi Lika – Zëvendëskryeministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive
Edmond Ademi – Ministër pa portofol
Robert Popovski – Ministër pa portofol
Adnan Qahil – Ministër pa portofol
Samka Ibraimovski – Ministër pa portofol
Zoran Shapuriq – Ministër pa portofol
Zorica Apostollska – Ministër pa portofol

Oliver Spasovski - Kryetar i Qeverisë së përkohshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Radmilla Sekerinska - Ministre që do të udhëheq Ministrinë e Mbrojtjes
Bujar Osmani - Ministër pa portofol në Qeveri
Milla Carovska - Ministre pa portofol në Qeveri
Nikolla Dimitrov - Ministër i cili do të udhëheq Ministrinë e Punëve të Jashtme
Naqe Çulev – Ministër i cili do të udhëheq Ministrinë e Punëve të Brendshme
Sadulla Duraki - Ministër i cili do të udhëheq Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive
Nina Angellovska - Ministre që do të udhëheq Ministrinë e Financave
Venko Filipçe - Ministri i cili do të udhëheq Ministrinë e Shëndetësisë
Renata Deskoska - Ministre që do të udhëheq Ministrinë e Drejtësisë
Goran Sugareski - Ministër i cili do të udhëheq Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve
Kreshnik Bekteshi - Ministër që do të udhëheq Ministrinë e Ekonomisë
Trajan Dimkovski - Ministër i cili do të udhëheq Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave
Damjan Mançevski - Ministër i cili do të udhëheq Ministrinë e Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës
Rashella Mizrahi - Ministre që do të udhëheq Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale
Arbër Ademi - Ministër i cili do të udhëheq Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës
Goran Milevski - Ministër i cili do të udhëheq Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale
Hysni Ismaili - Ministër i cili do të udhëheq Ministrinë e Kulturës
Naser Nuredini - Ministër i cili do të udhëheq Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
Robert Popovski - Ministër pa portofol i angazhuar me komunikimin, llogaridhënien dhe transparencën
Edmond Ademi - Ministër pa portofol i angazhuar me Diasporën
Muzafer Bajram - Ministër pa portofol i angazhuar me zbatimin e Strategjisë për Përmirësimin e Situatës së Romëve
Zorica Apostollska - Ministre pa portofol e angazhuar me investime të huaja
Bardull Dauti - Ministër pa portofol i angazhuar me investime të huaja
Elvin Hasan - Ministër pa portofol i angazhuar me investimet e huaja
Hysen Xhemaili - Ministër pa portofol i angazhuar me investime të huaja

Zoran Zaev - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut
Artan Grubi - Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive
Lјupço Nikollovski - Zëvendëskryetar i Qeverisë për luftën kundër krim dhe korrupsionit
Fatmir Bytyqi - Zëvendëskryetar i Qeverisë i angazhuar për Çështjet ekonomike
Nikolla Dimitrov - Zëvendëskryetar i Qeverisë për Çështjet evropiane
Bujar Osmani - Ministër i Punëve të Jashtme
Radmilla Shekerinska Jankovska - Ministre e Mbrojtjes
Oliver Spasovski - Ministër i Punëve të Brendshme
Bojan Mariçiq - Ministër i Drejtësisë
Fatmir Besimi - Ministër i Financave
Kreshnik Bekteshi - Ministër i Ekonomisë
Arianit Hoxha - Ministër i Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave
Venko Filipçe - Ministër i Shëndetësisë
Milla Carovska - Ministre e Arsimit dhe Shkencës
Jagoda Shahpaska - Ministre e Punës dhe Politikës Sociale
Goran Milevski - Ministër i Vetëqeverisjes Lokale
Irena Stefoska - Ministre e Kulturës
Bllagoj Boçvarski - Ministër i Transportit dhe Lidhjeve
Naser Nuredini - Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
Jeton Shaqiri - Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës


Zyra e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut

Zyra e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është themeluar më 2 shkurt 2002, me qëllim që të ndihmojë Kryetarin e Qeverisë në ushtrimin e të drejtave dhe detyrave të tij që rrjedhin nga Kushtetuta, Ligji dhe Rregullorja e Punës së Qeverisë.

Lexo më tepër


Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut

Sekretariati i Përgjithshëm është shërbim profesional i Qeverisë i cili siguron mbështetje logjistike dhe profesionale për: Qeverinë në përgjithësi, Kryetarin e Qeverisë, zëvendësit dhe Kryetarin e Qeverisë.

Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë është Metodija Dimovski. Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i tij është Tahir Hani.

Lexo më tepër


Sekretariatet e Qeverisë

Qeveria ka 3 sekretariate, të cilat janë themeluar si shërbime të veçanta profesionale, qëllimi i të cilëve është të ofrojnë mbështetje profesionale dhe koordinim të punës së organeve të administratës shtetërore dhe organeve dhe institucioneve të tjera.

Sekretariati për Çështje Evropiane

Sekretariati për Legjislacion


Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta

Shërbimi kryen punë të përgjithshme dhe shërbime për nevojat e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ministrive dhe organeve në përbërje, sekretariateve dhe shërbimeve të tjera profesionale të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gjykatës Kushtetuese të RMV-s.

Më tepër për punën e tyre lexoni këtu.


Koordinatorë nacional

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka emëruar më shumë koordinatorë nacional dhe trupa koordinues nacional, me detyra specifike dhe mandate, për të cilat mund të lexoni këtu.


Organe të pavarura administrative

Në pajtim me Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, janë themeluar 4 organe të pavarura dhe 3 organizata administrative, të cilat përgjigjen para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Organe të pavarura:

  1. Agjencioni për rini dhe sport
  2. Agjencioni i mërgatës
  3. Agjencioni për ushqim dhe veterinari
  4. Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze

Organet udhëheqëse:

  1. Instituti Gjeologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut
  2. Arkiva Shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut
  3. Enti Shtetëror i Statistikës