Nga mbledhje e 208-të e Qeverisë: Është marrë vendim për rishpërndarje të mjeteve buxhetore në vlerë prej dy miliardë denarë për realizimin e 66 projekteve në shumicën e komunave të Maqedonisë së Veriut

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme solli vendim për rishpërndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej dy miliardë denarë të cilat do të destinohen për realizimin e 66 projekteve në pjesën më të madhe të komunave në mbarë vendin, ndër të cilat Qyteti i Shkupit, Qendra, Gjorçe Petrovi, Saraji, Aerodromi, Ohri, Makedonski Brod, Manastiri, Kriva Pallanka, Shtipi, Likova, Kërçova, Vallandova, Strumica, Rosomani, Dojrani, Berova, Dellçeva, Zhelina, Gostivari dhe të tjera.

Me këtë vendim është paraparë këto mjete të destinohen pë realizimin e projekteve me të cilat do t’u dilet në ndihmë qytetarëve si ndërtimi dhe mbindërtimi i institucioneve arsimore dhe shëndetësore, objektet sportive, infrastruktura, si dhe projekte nga fusha e mbrojtjes së mjedisit jetësor, me të cilët ndikohet në përmisimin e shëndetit të qytetarëve.

Nga projektet në pjesën e infrastrukturës rrugore, gjithsej 360 milionë denarë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do t’i ndahen qytetit të Shkupit për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” në lagjen Vizbeg. Ndër projektet më të mëdha, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të ndajë 110 milionë denarë për rindërtimin e rrugës “8 Shtatori” në Orizare të Epërme të Manastirit. Mjete do të ndahen edhe për përfundimin e urës “Lublanska” në Shkup. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndan 100 milionë denarë për ndërtimin dhe mbindërtimin e SHFK “Bllazhe Koneski” në komunën e Aerodromit, ndërsa me mjete të kësaj ministrie është planifikuar ndërtimi i SHF “Kliment Ohridski” në f. Draçevë dhe është planifikuar ndërtimi i shkollës së re fillore “Krste Misirkov” në Hasanbeg, Komuna e Gazi Babës

Me mjete të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, do të ndërtohet salla sportive në SHF “Vanço Nikoleski” në fshatin Leskoec të Ohrit, si dhe do të bëhet rikonstruimi dhe përshtatja e hapësirës për godinë të re shkollore për nevojat e SHF “Koço Racin” në Ohër.

Me mjete nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në vlerë prej 60 milionë denarë do të ndërtohet kopsht i ri i fëmijëve me kapacitet për 100 fëmijë në kuadër të IPKKF “Rosica” në Stopanski dvor në Komunën e Gjorçe Petrovit.

Janë parashikuar ndërtime dhe mbindërtime edhe të kopshteve për fëmijë në Komunën Aerodrom.

Në Prilep, me mjete nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në vlerë prej 90 milionë denarë do të ndërtohet një fabrikë për riciklimin e mbeturinave. Nga fusha e mjedisit jetësor është paraparë ndërtimi i impianteve të stacionit të pastrimit në Çuçer Sandevë dhe Plasnicë.

Nga fusha e mjedisit jetësor është paraparë ndërtimi i impianteve të stacionit të pastrimit në Çuçer Sandevë dhe Plasnicë.

Në komunën e Ilindenit do të bëhet rikonstruimi i ambulancës së atjeshme, për të cilën Ministria e Shëndetësisë ka ndarë tetë milionë denarë

Me vendimin qeveritar është parashikuar edhe ndërtimi i sallës sportive në Komunën e Shtipit me mjete të Agjencisë për Rini dhe Sport.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut kujdeset për qytetarët dhe nevojat e tyre në të gjitha komunat. Ne investojmë në përmirësimin e cilësisë së jetës në të gjithë vendin tonë.