Nga mbledhja e 181-të: Projekt “50 fshatra, 50 tregime” për zhvillim shoqëror-ekonomik të fshatrave dhe turizmit rural

Qeveria e Republikës së Maqedonsië së Veriut e shqyrtoi dhe e miratoi Infromacionin për formimin e grupit të punës për realizimin e projektit “50 fshatra, 50 tregime” dhe solli Vendim për formimin e grupit të punës.

Ky projekt ka për qëllim zhvillimin e integruar rural. Synon fshatrat me potencial për agroturizëm, turizëm rural, zhvillim socio-ekonomik, trashëgimi kulturore. Ndërsa pritshmëritë nga projekti janë: rritja e numrit të turistëve; revitalizimi i infrastrukturës turistike në zonat rurale; rritja e numrit të investimeve turistike në zonat rurale; promovimi i formave alternative të turizmit si: agroturizmi, turizmi aventuristik, gastroturizmi, turizmi etnik, ekoturizmi, turizmi i gjuetisë dhe të ngjashme; reduktimin e shpërnguljeve nga këto zona rurale.

Projekti, siç sqarohet nga propozuesi, zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomikë dhe investimeve, ka tre komponentë zhvillimi: fokus në përmirësimin e infrastrukturës publike; zhvillimin ekonomik duke përmirësuar potencialin turistik në zonat rurale, mbështetjen për produktet dhe shërbimet vendore, panairet lokale dhe krijimin e më shumë vendeve të punës dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe social, duke mbështetur rrjetet rurale, shoqërinë civile, trajnimin e popullsisë për guidë lokalë, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, zakonet dhe traditat dhe jetesën rurale.

Qëllimi kryesor është interesimi për zhvillimin e turizmit në vend dhe tërheqjen e qytetarëve të Maqedonisë që kanë emigruar jashtë vendit për të investuar në turizmin rural në fshatrat e tyre të lindjes, duke reduktuar emigrimin e të rinjve dhe krijimin e vendeve të gjelbra.

Korniza kohore e projektit është katër vjet, duke filluar nga ky vit, deri në vitin 2026.

Qeveria e miratoi tekstin ePpropozim-ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Qeverisë së Republikës së Bullgarisë dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë, Qeverisë së Hungarisë, Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qeverisë së Malit të Zi, Qeverisë së Republikës së Serbisë, Qeverisë së Republikës së Sllovakisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, për bashkëpunim dhe koordinim për kërkim-shpëtim në fushën e aviacionit, nënshkruar më 22 shkurt 2023, në Ohër.

Me marrëveshjen, konfirmohet një kornizë për bashkëpunimin ndërmjet palëve nënshkruese në zbatimin e aktiviteteve të kërkim-shpëtimit në aviacionin civil dhe parashikon përgjegjësitë e tyre të ndryshme, në mënyrë që të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre të përcaktuara në standarde dhe praktikat e rekomanduara të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil - ICAO.

Qëllimi i Marrëveshjes është që të gjitha vendet nënshkruese, në përputhje me detyrimet e përcaktuara në aneksin e ICAO, të angazhohen për bashkëpunim të ndërsjellë në zbatimin e aktiviteteve të kërkim-shpëtimit në aviacion. Gjithashtu, kjo Marrëveshje duhet të ofrojë bazë ligjore për nënshkrimin e marrëveshjeve operative dypalëshe ndërmjet shërbimeve të kërkim-shpëtimit të vendeve fqinje, me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit, ndihmës reciproke dhe shfrytëzimit më racional të burimeve në dispozicion për kërkim-shpëtim.