Nga mbledhja e 178-të e Qeverisë: Donacion i 160 taletave për institucionet dhe ofruesit e shërbimeve sociale; Vendim për hyrjen dhe qëndrimin e forcave të armatosura në teritorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të pjesëmarrjes në tranjnimi

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në kuadër të mbledhjes së 178-të, e cila është mbajtur sot, ka sjell vendim që të shpërndajë 160 tabletë kompjuterë për shfrytëzim të përhershëm ndaj institucioneve dhe dhënësve të shërbimeve sociale në nivel nacional dhe lokal. Bëhet fjalë për donacion të kompjuterëve tabletë të cilat do t’u jepen mbi 20 institucioneve dhe dhënësve të shërbimeve sociale, mes tyre:

– Institucioni Publik Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale (IPQNPS) e Qytetit të Shkupit,

– Qendrat ditore për ndihmë për persona me pengesa intelektuale të udhëhequra nga ana e Qendrës Republikane për ndihmë të personave me pengesa intelektuale – “Porosia Shkup”,

– Shtëpia e vogël grupore në Kavadar i udhëhequr nga ana e IPQNPS e Kavadarit

– Qendra për familje të kujdesit në Manastir e udhëhequr nga IP Shtëpia Amë në Manastir,

– Qendra ditore për Sindrom Daun në Shkup e udhëhequr nga ana e IPQNPS e Qytetit të Shkupit,

– Qendra ditore për persona me pengesa e udhëhequr nga ana e IPQNPS në Strumicë,

– Qendra ditore për persona me pengesa e udhëhequr nga ana e IPQNPS në Kumanovë,

– Qendra ditore për fëmijë në rrugë në Shuto Orizarë e udhëhequr nga Organizata Qytetare “Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve” – Shkup,

– Shoqata e të rinjve për persona të shurdhër “Shenja e Vogël” në Shkup dhe institucione të tjera.

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar Vendim për hyrjen dhe qëndrimin e forcave të armatosura të huaja në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim të pjesëmarrjes në stërvitjen dhe stërvitjen e përbashkët “Stërvitje e përbashkët e kombinuar – 23”.

Trajnimi dhe stërvitja e përbashkët “Stërvitje e përbashkët e kombinuar – 23″ është pjesë e planit të bashkëpunimit dypalësh për vitin 2023 ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Forcat Speciale të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut me 12 pjesëtarë pjesëmarrës në aktivitet, në periudhën nga 20 gushti deri më 1 shtator 2023, do të marrin pjesë aktive në përgatitjet dhe realizimin e stërvitjes dhe stërvitjes së përbashkët “Stërvitje e përbashkët e kombinuar. Trajnim – 23” në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në stërvitje është parashikuar pjesëmarrja e 10 pjesëtarëve të forcave speciale të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe 12 pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, me armatim, pajisje, mjete motorike dhe mjete materialo-teknike. Lokacioni për pjesëmarrje në stërvitje do të jenë poligonet stërvitore dhe poligonet e qitjes në kazermën “Ilinden” – Shkup, “Straho Pindzur” – Petrovec dhe “Gjorçe Petrov” – Shkup.

Qeveria në mbledhjen e sotme e konfirmoi dorëheqjen e Faton Ahmetit nga pozita e drejtorit të Fondit për sigurim shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Qeveria e ka emëruar Asaf Abdurramanin si ushtrues detyre drejtor i Fondit për sigurime shëndetësore tw Republikës së Maqedonisë së Veriut.