Nga mbledhja e sotme e 177-të e Qeverisë: Maqedonia e Veriut dërgon 100 pjesëtarë të Armatës për të marrë pjesë në një operacion humanitar në Republikën e Sllovenisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e sotme të 177-të, ka marrë vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në një operacion humanitar në Republikën e Sllovenisë.

Sipas vendimit po dërgohen 100 (njëqind) pjesëtarë të Armatës, të cilët do të ndihmojnë në sanimin e pasojave të përmbytjeve që goditën Republikën e Sllovenisë, dhe sipas kërkesës të dërguar nga NATO EADRCC, dorëzuar nga ana e Republikës së Sllovenisë.

Pjesëtarët e Armatës dërgohen për një periudhë prej 30 (tridhjetë) ditësh për të marrë pjesë në ofrimin e ndihmës për Republikën e Sllovenisë.

Republika e Maqedonisë së Veriut, ashtu siç deri tani, vazhdon të jetë në dispozicion dhe pjesëmarrja solidare në misione dhe aksione të ndryshme humanitare në zonat e prekura nga fatkeqësitë natyrore dhe katastrofave.