Nga mbledhja e 174-të e Qeverisë: Vazhdojnë të vlejnë masat dhe rekomandimet për mbrojtjen e qytetarëve nga temperaturat e larta; Vendim për pushim pranveror në vitin shkollor 2023/2024 për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm;

Të nderuar,

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut  shqyrtoi informacionin nga Ministria së Shëndetësisë për temperaturat e larta dhe miratoi masat dhe rekomandimet e duhura të vlefshme për dy ditët e ardhshme, me qëllim të zvogëlimit të rreziqeve nga temperaturat e larta, në përputhje me Planin e Veprimit të Ministrisë.

Masat dhe rekomandimet i referohen ditëve: 26.07.2023 (e mërkurë) dhe 27.07.2023 (e enjte).

Në përputhje me atë që është miratuar, Qeveria rekomandon:

• Lirim nga detyrimet e punës për grupet më të cenueshme të popullsisë, si: gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç;

• Në institucionet e kujdesit për fëmijët (kopshtet), nuk duhet të praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët nuk duhet të nxirren jashtë në periudhë prej  orës 11:00 deri në orën  17:00;

• Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe qendrat për çështje sociale, në rajonet e prekura nga vala e nxehtë, të ofrojnë ndihmë për personat e vetmuar, të moshuar, të pafuqishëm dhe të pastrehët;

• Duke pasur parasysh se disa procese të rrezikshme prodhimtarisë dhe teknologjike mund të paraqesin një rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, rikujtohen punëdhënësit e detyrimit për respektimin e rregulloreve ligjore në këtë fushë.

Në përputhje me informacionet e  marra, Qeveria  miratoi konkluzionet:

•Organet shtetërore dhe ndërmarrjet dhe institucionet publike t’i respektojnë rekomandimet;

 • Qeveria i rekomandon sektorit privat që të organizojë orarin e punës për të mbrojtur punëtorët nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, mbi të gjitha duke shmangur qëndrimin jashtë në periudhën prej orës  11:00 deri në orën 17:00;

• Të gjitha personat juridikë që kryejnë aktivitete jashtë, të ndërpresin aktivitetet e tyre në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00, e kjo veçanërisht vlen për punën e punëtorëve të ndërtimit;

• Kopshtet duhet të organizojnë orarin e tyre të punës prej orës 7:00 deri në orën 17:00, në mënyrë që mos praktikojnë aktivitet fizik dhe fëmijët  mos dalin jashtë pas orës 11:00.

Qeveria shqyrtoi  informacionin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me propozimet për Kalendarin për organizimin e vitit shkollor 2023/2024 në shkollat ​​fillore dhe shkollat ​​e mesme publike dhe mori vendim që në vitin shkollor 2023/2024 nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të kenë pushim pranveror.

Sipas vendimit, fillimi i vitit shkollor është 1 shtatori, gjysmëvjetori i parë duhet të përfundojë më 29 dhjetor 2023 dhe nga data 30 dhjetor 2023, nxënësit do të përdorin pushimin dimëror, në mënyrë që, fillimi i gjysmëvjetorit të dytë është paraparë  më 22 janar 2024.

Në periudhën nga data 29 prill 2024 deri më 5 maj 2024, nxënësit do të jenë në pushim pranveror. Viti shkollor do të zgjasë deri më 17 qershor 2024, kurse pushimi veror fillon më 18 qershor 2024 dhe mbaron më 31 gusht 2024.

Qeveria, në mbledhjen e sotme, me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave,  miratoi Vendimin për përcaktimin e elbit si produkt bujqësor, për të cilin vlejnë masat ndërhyrëse.

Vendimi mundëson mbështetje për ruajtjen nga vjelja e vitit 2023, për shkak të prishjes  së marrëdhënies mes ofertës dhe kërkesës dhe stabilizimit të tregut të elbit, që nënkupton sigurimin  e një çmimi më të ulët për ruajtjen ose mbulimin e shpenzimeve për  ruajtjen e elbit.

Qeveria  miratoi  edhe  Dekretin për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit për procedurën e dhënies së mbështetjes financiare për ruajtjen e produkteve bujqësore, me të cilin përveç grurit shtohet edhe elbi si produkt bujqësor që do të mundësojë mbështetje financiare për ruajtje.

Bëhet fjalë për rritjen e mbështetjes për ruajtjen e grurit dhe elbit nga 60 denarë në 120 denarë për ton në muaj, me përfshirje të TVSH-së.

Qeveria  shqyrtoi dhe miratoi  Informacionin për marrjen e Vendimit për ndarjen e mjeteve në përputhje me Marrëveshjen financiare për Projektin për përmirësimin e infrastrukturës së ujit të komunave në Maqedoninë e Veriut dhe mori një vendim të tillë.

Komunat në shtet dhe në Qytetin e Shkupit, siç njofton Ministria e Mjedisit Jetësor  dhe Planifikimit Hapësinor, mjetet do t’i marrin si donacion për realizimin e investimeve prioritare për sistemet e ujësjellësit dhe kanalizimit, si dhe për sistemet e trajtimit të ujërave të zeza dhe blerjen e pajisjeve që do të kontribuojnë në përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellësit në territorin e tyre.

Qeveria në mbledhjen e sotme shqyrtoi Informacionin  me kronologji për procedurat për dhënien e koncesioneve për hulumtime të detajuara gjeologjike dhe shfrytëzim të lëndëve të para minerale – bakër dhe ari në lokalitetin “Illovicë”, komuna e Bosillovës dhe komuna e Novo Sellës të Kompanisë për prodhim, shitje dhe shërbime EUROMAX RESOURCES ShPK, Shkup, me bashkëngjitje të dorëzuar nga Ministria e Ekonomisë.

 

Informacioni, i cili u shpjegua në mbledhje, është në përptuthje me Ekstraktin nga  Draft procesverbali i mbledhjes së 171-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtur më 18 korrik 2023, në lidhje me procedurat administrative dhe gjyqësore, konkluzionet dhe informacionet lidhur me shfrytëzimin e lëndëve të para - xeheve të bakrit dhe arit në lokalitetin "Ilovica", komuna e Bosilovës.

Më shumë informacione lidhur me këtë pikë të rendit të ditës  së mbledhjes së Qeverisë,në interes të publikut, siç është paralajmëruar tanimë,  do të kumtohen në konferencën për shtyp.