Nga mbledhja e 173-të e Qeverisë: Vazhdojnë të zbatohen masat dhe rekomandimet për mbrojtjen e qytetarëve nga temperaturat e larta; ndalim i lëvizjes nëpër pyje dhe zona të mbrojtura nacionale

Në mbledhjen e mbrëmshme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shqyrtuar informacionin nga Ministria e Shëndetësisë për temperaturat e larta që pritet të vazhdojnë dhe miratoi rekomandime përkatëse.

Sipas Administratës për Çështje Hidrometeorologjike, siç njofton Ministria e Shëndetësisë, faza e portokalltë në të cilën ndodhet vendi vazhdon nga sot, 17 korrik 2023 (e hënë) dhe pritet të zgjasë për 10 ditët e ardhshme.

Të gjitha rajonet në vend: Shkupi, Osogovë-Malishevë, rajoni i Pollogut dhe Ohër-Prespë do të jenë në fazë portokalli.

Prandaj, nga nesër vazhdojnë të vlejnë rekomandimet për uljen e rreziqeve nga temperaturat e larta, sipas Planit të Veprimit të Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e pasojave të valëve të të nxehtit në shëndetin e popullsisë.

Sipas asaj që është miratuar, Qeveria rekomandon:

• Lirim nga detyrimet e punës për grupet më të cenueshme të popullsisë, si: gratë shtatzënat dhe personat mbi moshën 60 vjeçare, angazhimet e punëve të të cilëve nuk mund të kryhen përmes punës online.

Gjegjësisht, lirim nga prania fizike në vendin e punës të grupeve më të rrezikuara të popullsisë, si: gratë shtatzënat dhe personat mbi moshën 60 vjeçare, duke organizuar punë online, aty ku e lejon procesi teknik-teknologjik;

• Në ambientet për kujdesin e fëmijëve (kopshtet për fëmijë) nuk duhet të praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët të mos dalin jashtë në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00;

• • Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale, në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit, të ofrojnë ndihmë për personat e vetëm, të moshuar, të pafuqishëm dhe të pastrehët;

• Duke pasur parasysh se disa procese të rrezikshme prodhuese dhe teknologjike mund të përbëjnë rrezik shtesë për shëndetin e punonjësve të ekspozuar, punëdhënësit rikujtohen për respektimin e detyrimit të rregulloreve ligjore në këtë fushë.

Sipas informacioneve të marra, Qeveria vendosi:

•  Organet shtetërore dhe ndërmarrjet dhe institucionet publike t'i respektojnë rekomandimet;

• Qeveria i rekomandon sektorit privat që të organizojë orarin e punës për të mbrojtur punëtorët nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, para së gjithash duke shmangur qëndrimin në ambient të hapur në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00;

• Të gjitha subjektet juridike që kryejnë veprimtari në ambient të hapur, të ndërpresin veprimtarinë e tyre në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00, e kjo veçanërisht vlen për punën e punonjësit e ndërtimit;

• Kopshtet për fëmijë duhet të organizojnë orarin e tyre të punës nga ora 7:00 deri në orën 17:00, në mënyrë që të mos praktikojnë aktivitet fizik dhe fëmijët të mos dalin jashtë pas orës 11:00.

Qeveria ka vendosur që këto masa të zgjasin 9 ditë, nga data 17-25 korrik, deri në marrjen e vendimeve të mëtejshme.

Qeveria dhe autoritetet kompetente po ndjekin vazhdimisht situatën lidhur me temperaturat e motit, për të marrë sa më shpejt masat e duhura për mbrojtjen e qytetarëve.

Gjithashtu, Qeveria, me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, ka detyruar shfrytëzuesit, gjegjësisht menaxherët e pyjeve shtetërore, që në pajtim me Ligjin për pyje, të shpallin ndalimin e lëvizjes në pyje, pasi të kenë marrë pëlqimin paraprak nga ministria kompetente, e cila do të operacionalizojë prej sot, 17 korrik 2023 (e hënë).

Ndalimi vlen edhe për lëvizjet në zonat e mbrojtura nacionale të Jasenit, Mavrovës, Kodrës së Diellit dhe Pelisterit. Në zonën e Vodnos ku nuk ka ndalim lëvizjeje janë planifikuar kontrolle të rregullta.