Nga mbledhja e 146-të e Qeverisë: Zgjerohet përfshirja e programeve dhe masave për punësim dhe shërbimeve në tregun e punës për vitin 2023; ndryshim në Vendimin për çmimet më të larta të produkteve individuale

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe pranoi Planin operativ për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2023.

Me Planin Operativ për vitin 2023, siç sqaron propozuesi, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, zgjerohet përfshirja e programeve dhe masave për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2023, me çka do të sigurohet krijimi i vendeve të reja të punës dhe rritja e punësimit të personave të papunë, veçanërisht e të rinjve, të papunëve në kohë të gjatë dhe shfytëzuesve të të drejtës në bazë të ndihmës minimale të garantua

Me Planin operativ për vitin 2023 theks i veçantë i vihet personave të rinj të papunë deri më 29 vjet, të papunëve në kohë të gjatë si dhe shfrytëzuesve të ndihmës minimale të garantuar.

Risi në Plan, është ajo që persona me kualifikim të ulët, me minimum arsim fillor të përfunduar, mund të përfshihen në masat për punësim.

Të gjithë personat e papunë të evidentuar dhe punëdhënës kanë qasje në programe, gjegjësisht masat dhe shërbimet për punësim. E drejta për pjesëmarrje përcaktohet në bazë të kushteve dhe kritereve të definuara për çdo program veçmas gjegjësisht masa dhe shërbime për punësim, ndërsa si rregull i përgjithshëm synohet të arrihet përfaqësimi i njëjtë i burrave dhe grave, sipas Ligjit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, si dhe pjesëmarrjes së të rinjve deri 29-vjeç prej të paktën 40 për qind në secilin nga programet dhe masat dhe shërbimet për punësim.

 Bartëse e Planit Operativ është Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa zbatimi i saj është kompetencë e Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në partneritet me institucione dhe organizata të tjera përgjegjëse.

Qeveria në këtë mbledhje solli Vendim për ndryshimin e Vendimit për përcaktimin e çmimeve më të larta për produktet individuale në tregtinë me pakicë.

Sipas vendimit caktohet çmim në lartësi: deri në 95 denarë për kilogram domate të freskëta, deri në 95 denarë për kilogram tranguj të freskët, deri në 70 denarë për kilogram qepë, deri në 100 denarë për kilogram të freskët speca jeshil, deri në 95 denarë për kilogram fasule, deri në 110 denarë për kilogram thjerrëz, deri në 75 denarë për kilogram banane, deri në 60 denarë për kilogram portokall, deri në 65 denarë për kilogram. mandarina dhe deri në 60 denarë për kilogram limon.

Ministria e Ekonomisë, si propozuese e vendimit, njoftoi se në bazë të konsultimeve me importuesit më të mëdhenj të pemëve dhe perimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe duke marrë parasysh të dhënat e fundit të Drejtorisë doganore, është konstatuar se çmimi i importit të disa llojeve të pemëve dhe perimeve është rritur, për shkak të festave të ardhshme.

Kjo, siç thuhet në sqarimin e Ministrisë, është arsyeja pse propozohet ndryshimi i Vendimit për përcaktimin e çmimeve më të larta për produktet individuale në tregtinë me pakicë, i cili ka hyrë në fuqi më 3 prill 2023 dhe me të cilin çmimet e një pjesë e produkteve të përfshira në këtë vendim rriten në raport me rritjen e çmimit të importit për to. Rritje ka tek domatet e freskëta, trangujt e freskëta, qepët, specat jeshil të freskët, fasulet, bananet, portokallet, mandarinat dhe limonët, ndërsa për lulelakrën hiqet kufiri maksimal i çmimit dhe çmimi i thjerrëzave mbetet i pandryshuar.

Ky kufizim i çmimeve më të larta të frutave dhe perimeve në tregtinë me pakicë vlen deri më 30 prill 2023.

Qeveria me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ka përcaktuar Propozimin për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për arsimin fillor.

Qëllimi është rregullimi i procesit arsimor në institucionet edukuese-përmirësuese dhe institucioneve ndëshkuese përmirësuese.

Me ndryshimet dhe plotësimet në ligj është planifikuar të sigurohet një proces i vazhdueshëm arsimor për të miturit në institucionet përmirësuese dhe ndëshkuese, arsimimi i të cilëve do të përfundojë me dokument për arsimin fillor të përfunduar formal-dëftesë.

Ndryshimet e propozuara janë në drejtimin – që arsimi bazë në institucionet e vuajtjes së dënimit të zbatohet sipas planprogramit dhe planprogramit për arsimin bazë për të rriturit, ndërsa shkolla që ka verifikimin për arsimimin e të rriturve dhe realizon mësimin në gjuhën amtare të nxënësit në këto institucione.

Arsimi fillor në institucionet përmirësuese realizohet sipas planprogramit dhe programeve arsimore të veçanta dhe realizohet nga shkolla që ka verifikimin për arsimin bazë për fëmijët në institucionet përmirësuese dhe realizon mësimin në gjuhën amtare të nxënësit në këto institucione. Me këtë do të zbatohej një pjesë të rekomandimeve në Raportin e Bashkimit Evropian për përparimin e vendit në fushën e të drejtave të njeriut.

Qeveria në këtë mbledhje e shqyrtoi dhe e pranoi Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për delegimin e shërbimeve të trafikut ajror në një pjesë të hapësirën ajrore mbi liqenin e Ohrit, dhe ia dorëzoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shqyrtim dhe miratim.

Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për delegimin e shërbimeve të trafikut ajror në një pjesë të hapësirës ajrore mbi Liqenin e Ohrit, është nënshkruar në Shkup më 14 nëntor 2022.

Me këtë Marrëveshje, Republika e Shqipërisë (shteti që delegon shërbimet), delegon në Republikën e Maqedonisë së Veriut (vend që ofron shërbime), përgjegjësinë për ofrimin e shërbimeve në trafikun ajror (shërbimet për ofrimin e informacionit të fluturimit, shërbimet e alarmit, shërbimet këshillimore në trafiku ajror, shërbimet e kontrollit të trafikut ajror), në një pjesë të hapësirës ajrore që shtrihet në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Qeveria konkludoi dhe i rekomandoi Këshillit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Shtetërore të Energjisë Elektrike të Maqedonisë së Veriut, Shkup, që të konstatojë dorëheqjen e Vasko Kovaçevskit nga pozita e anëtarit dhe kryetarit të Bordit të Drejtorëve, me titull –drejtor i përgjithshëm, ndërsa si anëtarë të Bordit të Drejtorëve të Kompanisë Aksionare të Termocentraleve të Maqedonisë së Veriut në pronësi shtetërore, Shkup, të zgjedhin: Vasko Stefanov për anëtar të Bordit të Drejtorëve, i cili mban titullin drejtor i përgjithshëm dhe Marija Pejkova - si anëtare e BD - drejtoreshë për çështje financiare.