Nga mbledhja e 141-të: Ngrihen çmimet e më shumë llojeve të frutave dhe perimeve

Qeveria në mbledhjen e sotme solli vendim për përcaktim të çmimeve më të larta për disa prodhime të caktuara në tegtinë me pakicë.

Me këtë vendim përcaktohen çmimet më të larta të tregtisë në pakicë të më shumë prodhimeve edhe atë: domate të freskëta, tranguj. qepë, lulelakër, speca të gjelbër të freskët, fasule, thjerrëza, banane, portokaj, mandarina dhe limona.

Çmimet më të larta të këtyre prodhimeve në tregtinë me pakicë konnstatohen në vlerë deri 70 denarë për kilogram të domateve të freskëta, deri 75 denarë për kilogram të trangujve të freskët, deri 60 denarë për kilogram qepë, deri 70 denarë për kilogram lulelakër, deri 90 denarë për kilogram speca të gjelbër të freskët,deri 75 denarë për kilogram fasule, deri 110 denarë për kilogram thjerrëza, deri 70 denarë për kilogram banane, deri 55 denarë për kilogram portokaj, deri 60 denarë për kologram mandarina dhe deri 55 denarë për kilogram limona.

Çmimet më të larta të prodhimeve të cekura në këtë vendim, në tregtinë me pakicë, do të zabtohen edhe në tregjet e gjelbra dhe atë prej 5 prillit 2023 deri më 30 prill 2023, ndërsa Vendimi hyn në fuqi me ditën e shpalljes në "Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut".

Në arsyetimin e Vendimit të këtillë, propozuesi i tij Ministria e Ekonomisë, thekson se sipas nenit 29 paragrafi q alinea 3 nga Ligji për tregti, Qeveria mundet përkohësisht ta kufizojë ushtrimine  tregtisë, në rast të çrregullimit të tregut vendor, për shkak të keqpërdorimit në qarkullimin e disa prodhimeve dhe mallrave të caktuara. Në pajtim me të cekurën, në bazë të nenit 30 paragrafi 1 alinea 2 nga Ligji për tregti, Qeveria mund t'i caktojë çmimet më të larta për disa prodhime dhe shërbime të caktuara në prodhimtari dhe qarkullim