Mbledhje e jashtëzakonshme e Qeverisë: Maqedonia e Veriut dërgon ndihmë urgjente në Turqi pas tërmetit katastrofal; Vendime edhe për mbrojtjen e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në vendet e prekura – nuk ka viktima dhe të lënduar

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot pasdite mbajti mbledhje të jashtëzakonshme, me qëllim të ofrimit të ndihmës emergjente për Republikën e Turqisë, pas tërmetit katastrofal që goditi vendin me humbje të mëdha në njerëz, qytetar të lënduar, si dhe dëme të mëdha materiale.

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se në zonat e prekura në Turqi ka shtetas nga Maqedonia e Veriut, të cilët ndodhen në vende të sigurta dhe në mesin e të cilëve nuk ka viktima apo të lënduar. Sipas informacioneve të MPJ-së, Konsullata e Nderit ka përgatitur plane për akomodim, ndihmë emergjente mjekësore dhe mbështetje me ushqime dhe pije për qytetarët tanë, nëse lind nevoja.

Qeveria e ngarkoi Ministrinë e Punëve të Jashtme që përmes përfaqësive diplomatike konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Turqisë (Ankara dhe Stamboll) të koordinojë aktivitetet për evakuimin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga zonat e prekura.

Qeveria, me propozim të Ministrisë së Jashtme, në mbledhjen e 126-të, miratoi këto konkluza:

  • Obligohet Ministria e Financave që të përgatisë dhe t’i dorëzojë Qeverisë vendim për miratimin e mjeteve nga rezervat e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, në vlerë prej gjashtë milionë denarë për ndihmë të viktimave të tërmetit katastrofal;
  • Obligohet Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Qendra për Menaxhimin e Krizave, në koordinim me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, urgjentisht të përgatisin dhe t’i dorëzojnë Qeverisë vendimin përkatës për dërgimin e forcave/ekipeve për mbrojtje dhe shpëtim, që do të përfshihen në zonat e prekura, si dhe vendim për dërgimin e ndihmave humanitare për mbrojtje dhe shpëtim në Republikën e Turqisë;
  • Obligohet Ministria e Mbrojtjes, në kuadër të kompetencave të saj, urgjentisht të përgatisë dhe t’i dorëzojë Qeverisë vendim për dhënien e ndihmës adekuate në personel, pajisje në formë të mekinerisë, tendave, dyshekëve, batanijeve, mjeteve ngrohëse dhe lloj tjetër të ndihmës përkatëse;
  • Obligohet Ministria e Shëndetësisë, në kuadër të kompetencave të saj, urgjentisht të përgatisë dhe t’i dorëzojë Qeverisë vendimin për dhënien e ndihmës në formë të personelit mjekësor, pajisjeve mjekësore dhe barnave;
  • Rekomandohet që Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të kompetencave dhe mundësive të tij ligjore, në bashkëpunim me institucionet kompetente, të përfshihet në aksionin për ofrimin e ndihmës për viktimat, duke dërguar ekipe dhe lloje të tjera të ndihmave humanitare. të përshtatshme për fatkeqësi të tilla natyrore.
  • Се задолжува Генералниот секретаријат на Владата во соработка со  Министерството за надворешни работи, да преземе активности во насока на итно префрување на одобрените средства од Буџетот, како и да одржува редовна комуникација со Амбасадата на Република Турција во Република Северна Македонија, со цел спроведување на одлуката.  
  • Obligohet Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, të ndërmarrin aktivitete që synojnë transferimin e menjëhershëm të mjeteve të miratuara nga Buxheti, si dhe të mbajnë komunikim të rregullt me Ambasadën e Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me qëllim të zbatimit të vendimit.

Qeveria, me sugjerim të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, mori vendim për dërgimin e 40 personave nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, pjesëtarë të Forcave Republikane për Mbrojtje dhe Shpëtim, për të sanuar pasojat e tërmetit në Turqi.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ofron pajisje komplete të specializuara dhe mjete materialo-teknike për kërkimin dhe shpëtimin nga rrënojat, gjashtë automjete për transportin e pajisjeve dhe njerëzve dhe dy automjete zjarrfikëse.

Shpenzimet financiare për këtë qëllim do të sigurohen nga fondet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Qeveria me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes mori vendim për dërgimin e ndihmave humanitare për mbrojtje dhe shpëtim në Republikën e Turqisë, përkatësisht 10,000 batanije dhe 200 lese mjekësore.

Qeveria, gjithashtu me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, mori vendim për dërgimin e ekipit të mbrojtjes dhe shpëtimit nga Ministria e Mbrojtjes në Republikën e Turqisë, për të marrë pjesë në ofrimin e ndihmës për Republikën e Turqisë.

Gjithsej 24 pjesëtarë të Ministrisë së Mbrojtjes – Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut janë dërguar për sanimin e pasojave të tërmetit, prej të cilëve 22 janë të Batalionit të Forcave Speciale dhe dy udhëheqës të qenve zyrtarë, me dy qenë, nga Komanda e stërvitjes dhe doktrinat e Ministrisë së Mbrojtjes.

Shpenzimet financiare për këtë qëllim do të sigurohen nga mjetet personale të Ministrisë së Mbrojtjes.