Qeveria punon në mënyrë aktive për gjetjen e një zgjidhjeje për FSHIIK

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, është në komunikim të vazhdueshëm me udhëheqësinë e Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" - Shkup dhe në rrjedhë janë aktivitete për gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme në lidhje me sigurimin e hapësirës adekuate për realizimin e mësimit në Fakultet, si dhe realizimin e zgjidhjes së përhershme.

Qeveria tregoi se është fortë e përcaktuar në gjetjen e zgjidhjes për çdo sfidë përmes dialogut me të gjitha palët e interesuara dhe në këtë mënyrë i është qasur edhe kësaj çështjeje.

Zgjidhja afatshkurtër do të përcaktohet në takimin e përfaqësuesve të Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”-Shkup, në përputhje me konkluzionin  e Qeverisë. 

Qeveria e shqyrtoi Informacionin për sigurimin e hapësirës për nevojat e Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" - Shkup dhe tani më e ngarkoi Shërbimin për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë, në bashkëpunim me Fakultetit dhe në afat konkret prej tre muajsh, të shqyrtojë zgjidhje alternative, deri në realizimin e zgjidhjes së përhershme.

Njëkohësisht, Qeveria informon se është e vendosur të sigurojë kushte të denja për mësimin e studentëve të FSHIIK-së në objektin e ri të paraparë bashkëkohor që filloi të ndërtohet në vitin 2015 dhe punon në mënyrë aktive në tejkalimin e problemit që u shfaq për shkak të falimentimit të kompanisë - kontraktor i punimeve të ndërtimit.

Priten raportet nga rishikimi i projektit dhe vlerësimi i aktiviteteve të kryera nga marrëveshja, të cilat janë në kompetencë të organeve përkatëse, pas së cilës do fillohet menjëherë  zgjedhja e kontraktorit të ri, i cili në procedurë të plotë dhe efikase do të ndërtojë objektin e ri të Fakultetit të Shkencave të Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" - Shkup.