Takimi i Kryeministrit Xhaferi me përbërjen e re të KSHPK-së: Mbështetje në realizimin e kompetencave dhe ndërtimin e një shoqërie të drejtë për të gjithë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u takua me  kryetaren e sapo zgjedhur të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) Tatjana Dimitrovska dhe me anëtarët e përbërjes së re të Komisionit.

Takimi u realizua me kërkesë të Kryetarit të Qeverisë, Xhaferi, dhe në të ai ka theksuar se Komisioni ka mbështetjen në realizimin e obligimeve ligjore.

Në takim u ndanë qëndrimet e përfaqësuesve të Komisionit për procesin e vazhdueshëm të zhvillimit të KSHPK-së, me qëllim të forcimit të statusit të saj, si dhe për zbatimin efektiv të kompetencave ligjore në fushën e parandalimit të korrupsionit.

  Bashkërisht është konstatuar pajtimi se sundimi i të drejtës  është një nga prioritetet kryesore për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian. Dhe se në këtë drejtim nevojiten përpjekje të përbashkëta, të konsoliduara nga të gjitha palët, të gjyqësorit, të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, si dhe të gjerë nga publiku shoqëror, për arritjen e rezultateve të pritura.

Në lidhje me temën aktuale të organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe parlamentare, bashkërisht u theksua se duhet fokus nga të gjitha subjektet politike, pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, drejt zhvillimit të zgjedhjeve transparente, korrekte dhe demokratike sipas standardeve dhe praktikave evropiane veçanërisht me atë se Republika e Maqedonisë së Veriut aspiron për hapa të mëtutjeshëm në procesin e integrimit evropian, për anëtarësim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Xhaferi, kryetares së Komisionit, Dimitrovska dhe përfaqësuesve të pranishme, ua uroi Ditën ndërkombëtare të gruas, 8 Marsin, duke e theksuar rëndësinë e e rolit të përgjegjshëm të ndarë, në ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe korrekte për të gjithë.