Takimi i kryeministrit Xhaferi me përfaqësues të Sindikatës së SPOGJ –it dhe Organizatës Sindikale pranë Prokurorisë Publike

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka takuar kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve – Tërpe Deanoski (SPOGJ),  dhe me kryetaren e Organizatës Sindikale pranë Prokurorive Publike në këtë vend, Izabela Ilieva dhe anëtarin e Bordit Ekzekutiv të kësaj sindikate, Driton Memeti.

Në takim u theksuan çështje të rëndësishme për anëtarët e këtyre sindikatave, përkatësisht për punonjësit e prokurorive publike dhe gjykatave, por edhe për Sindikatën  e SPOGJ -it.

Kryeministri Xhaferi bëri të ditur se si edhe më parë, çështjet aktuale do të zgjidhen përmes dialogut me sindikatat dhe në kuadër të partneritetit social, për të cilin do të angazhohet personalisht, në përputhje me kompetencat ligjore.