Takimi Xhaferi - Qehaja: Maqedonia e Veriut dhe Kosova punojnë për thellimin e politikës ekonomike dhe të fqinjësisë së mirë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, zhvilloi  takim me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.T. Florian Qehaja.

Në takim, u theksua se të dy vendet kanë marrëdhënie dypalëshe pozitive dhe konstruktive, dialog të hapur, bashkëpunim ndërparlamentar, si në nivel dypalësh ashtu edhe në atë shumëpalësh.

Bashkëbiseduesit theksuan se do të vazhdojë përkushtimi i të dyja vendeve për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në radhë të parë në avancimin e shkëmbimit të tregtisë, bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe ekonomisë.