Kuvendi i Maqedonisë së Veriut zgjodhi Qeverinë kalimtare që do të udhëhiqet nga Talat Xhaferi

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot zgjodhi Qeverinë e re, kalimtare, e cila në periudhën e ardhshme duhet të organizojë zgjedhje të drejta dhe demokratike.

Qeveria e re kalimtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut është në këtë përbërje:

mr. Talat Xhaferi, Kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut,

 

Slavjanka Petrovska, ministre e cila do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes,

Pançe Toshkovski, ministër i cili do të drejtojë Ministrinë e Punëve të Brendshme,
Krenar Loga, ministër që do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë,

Artan Grubi, ministër i cili do të drejtojë Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive

Bujar Osmani, ministri i cili do të drejtojë Ministrinë e Punëve të Jashtme,
Fatmir Besimi, ministri i cili do të drejtojë Ministrinë e Financave,

Kreshnik Bekteshi, ministër që do të drejtojë Ministrinë e Ekonomisë,

Ljupço Nikolovski, ministër i cili do të drejtojë Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë Ekonomisë së Ujërave

Fatmir Mexhiti, ministri që do të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë,

Jeton Shaqiri, ministri i cili do të drejtojë Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës,

Gjoko Velkovski, ministër i cili do të drejtojë Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale,

Risto Penov, ministër i cili do të drejtojë Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale,

Bisera Kostadinovska - Stojçevska, ministre e cila do ta drejtojë Ministrinë e Kulturës,

Azir Aliu, ministër i cili do të drejtojë Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Blagoj Boçvarski, ministër i cili do të drejtojë Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve,

Kaja Shukova, ministre e cila do të drejtojë Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,

Bojan Mariçiq, ministër pa portofol i ngarkuar për çështjet evropiane,

Fatmir Bytyqi, ministër pa portofol  përgjegjës për Çështje Ekonomike, koordinim me resoret ekonomike dhe investimet

Sllavica Grkovska,  ministre pa portofol përgjegjëse për politikat për qeverisje të mirë.

Në ekspozitën e mandatarit dhe kandidatit për kryetar të qeverisë kalimtare, Talat Xhaferi, e cila i parapriu zgjedhjes së Qeverisë, ai ka treguar se prioritet i parë i qeverisë kalimtare do të jetë mbajtja e zgjedhjeve të rregullta presidenciale dhe parlamentare në mënyrë korrekte dhe demokratike, por edhe që nuk do të ketë për tërheqje  nga ajo që nënkupton një institucion funksional dhe i besueshëm për qytetarët dhe një institucion me kompetenca të qarta të përcaktuara me Kushtetutë në raport me shtyllat e tjera të qeverisjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 
Njëkohësisht ai ka treguar se kjo Qeveri është vazhdimësi e Qeverisë së kaluar që ka punuar me Programin e miratuar të Punës së Qeverisë 2022-2024 dhe se përbërja e re e Qeverisë është e përkushtuar që të vazhdojë me zbatimin e plotë, efikas dhe të suksesshëm të politikave të miratuara.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka mandat që t'i realizojë prioritetet e theksuara bazuar në përcaktimet strategjike të përcaktuara në mënyrë të qartë dhe konsensuale për integrim të plotë dhe të përshpejtuar dhe anëtarësim të plotë të shtetit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030; për funksionim dhe kontribut të suksesshëm në sigurinë kolektive të përbashkët shtetërore, rajonale dhe evropiane në kuadër të Aleancës  të NATO-s; për zbatimin efektiv të politikave të suksesshme për përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve dhe përshpejtimin e rritjes dhe zhvillimit ekonomik përmes treguesve të qartë në vitin 2024, si dhe vazhdimin e plotë të politikave, instrumenteve dhe vendimeve të suksesshme për mbështetjen sociale, shëndetësore, arsimore, nevojat dhe prioritetet kulturore dhe civile të të gjithë qytetarëve”, tha kryetari i sapozgjedhur i qeverisë kalimtare, Talat Xhaferi.