Kovaçevski nga konferenca për shtyp: Plani i rritjes dhe takimi i liderëve në Shkup të Ballkanit Perëndimor, BE-së dhe SHBA-së janë porosi e qartë për të ardhmen evropiane të Maqedonisë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, mbajti konferencë të përbashkët për shtyp me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të SHBA-së, James O'Brajan, pas takimit të liderëve të mbajtur në Shkup, kushtuar  Planit të rritjes së Ballkanit Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Evropian.

Në vazhdim është fjalimi integral i Kryeministrit Kovaçevski në konferencën për shtyp:

Të nderuar, qytetarë,

përfaqësues të respektuar të mediave.

Kisha nderin të jem nikoqir i takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor kushtuar Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Sot, së bashku me liderët, këtu ishin të pranishëm edhe partnerët e rajonit.

Bashkimi Evropian, nëpërmjet dy përfaqësuesve të lartë: Drejtorit të Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, Gert Jan Kompan, dhe Drejtorit të Shërbimit evropian për çështje të jashtme, Marko Makovec.

Pastaj SHBA, përmes Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të SHBA-ve, James O'Brajan, të cilin e përshëndes dhe i cili është këtu me mua në konferencën për shtyp.

Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të lartë të partnerëve kryesorë rajonalë të Ballkanit Perëndimor, gjegjësisht Këshilli i bashkëpunimit rajonal, CEFTA dhe Forumi i odës së investimeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësues të partnerëve ndërkombëtarë dhe financiarë, BERZH, EIB, Banka Botërore, USAID. dhe përfaqësues të sektorit civil.

Diskutimi i sotëm iu kushtua Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor të njohur nga të gjithë si një mundësi e shkëlqyeshme për qasje në Tregun e vetëm evropian, një mjet për përparim të përshpejtuar në procesin e anëtarësimit dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të rajonit dhe për arritjen e standardeve evropiane të jetesës.

Në të njëjtën kohë, Plani i rritjes është konfirmimi më serioz politik nga Bashkimi Evropian se ata kanë plan konkret për integrim efikas evropian në Ballkanin Perëndimor.

Me realizimin e tij, që varet edhe nga BE-ja, por mbi të  gjitha nga ne, vendet e ZB-së, PBB-ja për kokë banori duhet të dyfishohet, gjegjësisht nga një mesatare prej gjashtë mijë euro për kokë banori në rajon, në një mesatare prej 12 mijë euro për kokë për banori në dhjetë vitet e ardhshme.

Sot u përqendruam në dy nga katër shtyllat e Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor të Bashkimit Evropian, përkatësisht Tregun e përbashkët rajonal dhe Tregun e vetëm  evropian, dhe atë për disa arsye.

Së pari, sepse personalisht mendoj se këto dy shtylla deri tani ishin më pak të përfaqësuara në publik.

Së dyti dhe më e rëndësishmja, të njëjtat luajnë një rol kryesor  në çlirimin e potencialit ekonomik të rajonit. Ato do të hapin dyert për bizneset dhe punëtorët vendas drejt rajonit dhe Evropës, dhe gjithashtu do ta bëjnë rajonin më tërheqës për investitorët evropianë dhe botërorë.

Dhe së treti, nëpërmjet pranimit dhe zbatimit të standardeve të BE-së, Tregu i përbashkët rajonal do të veprojë si një hap drejt Tregut të vetëm evropian. Nëse flasim në numra, këtu flasim për një ekonomi rajonale me një PBB pak mbi 100 miliardë euro dhe 17 milionë banorë, që pretendon t'i bashkëngjitet një tregu prej 450 milionë banorësh, me një PBB mbi 15 trilion euro. PBB-ja e vendeve të rajonit në raport me BE-në është vetëm 0.6%. Njëkohësisht, me rivendosjen dhe fuqizimin e tregut të rivendosur rajonal, pritet që ekonomitë tona të rriten me rreth 10%.

Prandaj, sot rikonfirmuam angazhimet tonë për avancimin e katër lirive të lëvizjes - të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve - për të gjithë qytetarët tanë.

Është e rëndësishme që qytetarët të dëgjojnë se ne kemi plan konkret se si të forcojmë ekonomitë tona, të përmirësojmë standardin e jetesës së qytetarëve dhe të sigurojmë një rajon të qëndrueshëm dhe të zhvilluar. Është e rëndësishme që ata të dëgjojnë se ne kemi mbështetje konkrete në rrugën evropiane.

Në këto momente të rëndësishme për përparimin e rajonit dhe mbi të gjitha për të ardhmen evropiane të Maqedonisë, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga këtu, nga Shkupi dërguan porosi të qartë për mbështetjen e integrimit efikas të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Në të njëjtën kohë, dërguan porosi se në atë proces, ata llogarisin në udhëheqjen shtetërore pro-evropiane.

Sot në takim miratuam  deklaratë të përbashkët, me të cilën ne, si liderë nga Ballkani Perëndimor, u angazhuam për zhvillimin e shteteve tona sipas standardeve evropiane. Në deklaratën e përbashkët theksuam rëndësinë e madhe të bashkëpunimit mes të gjithë neve në rajon, si aleancë strategjike e shteteve të Ballkanit Perëndimor, që të arrijmë qëllimin tonë individual dhe në të njëjtën kohë të përbashkët - anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Republika e Maqedonisë së Veriut tanimë tre dekada është në procesin e aderimit  dhe kemi një shkallë të mirë të përputhshmërisë së legjislacionit tonë me ligjin e BE-së mbi 50 për qind. Si Qeveri kemi bërë gjithçka që është e nevojshme dhe në 15 muajt e kaluar me sukses përfunduam  procesin e skriningut me BE-në pas mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare.

Por procesi i aderimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian nuk është vetëm një procedurë qeveritare. Është një transformim shoqëror i cili përfshin të gjithë palët  shoqërorë. Dhe kërkon një nivel të lartë përgjegjësie personale politike dhe institucionale për realizimin e këtij synimi tonë strategjik, pas integrimit në NATO.

Dua të them se do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar një të ardhme stabile ekonomike dhe evropiane të prosperuar për qytetarët maqedonas, në vendin e lindjes.

Sot isha nikoqir i ngjarjes finale ndërkombëtare në mandatin tim të parë si Kryeministër dhe do të doja të shfrytëzoj rastin  t'i falënderoj publikisht të gjithë për partneritetin dhe bashkëpunimin. Kaluam shumë sfida së bashku, qëndronim afër njëri tjetrit dhe bashkuam forcat kur kishte nevojë.

Besoj se në mandatin e ardhshëm do të vazhdojmë dhe do të intensifikojmë agjendën pro-evropiane të cilën qytetarët tanë presin nga ne. Rajoni, Maqedonia e Veriut i përket BE-së dhe është një proces që ka filluar dhe nuk do të ndalet. BE-ja është qëllimi ynë i vetëm alternativ dhe strategjik. Dhe për këtë shkak do të përsëris këtu dhe para jush - me vullnet politik dhe punë të palodhur nuk ka qëllim të paarritshëm.

Ju faleminderit, faleminderit edhe një herë Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, përfaqësuesve të BE-së dhe natyrisht liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor për takimin e sotëm jashtëzakonisht të rëndësishëm, në këtë takim të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në të cilin diskutuam për këtë plan për zhvillimin e vendeve të Ballkanin Perëndimor.

Faleminderit”.

 

 

JOINT STATEMENT FROM THE LEADERS OF THE WESTERN BALKANS SIX (WB6) “The Growth Plan: Western Balkans Meets EU” Conference, Skopje, 22 January 2024