Kryeministri Kovaçevski e priti me nderimet më të larta shtetërore Kryeministrin e Irlandës Varadkar

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në pllajën përballë Qeverisë, priti Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë.

Kjo është vizita e parë zyrtare e një Kryeministri irlandez në vendin tonë, i cili këtë vit shënon 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Irlandën.

Sipas agjendës është planifikuar takimi kokë më kokë i dy kryeministrave, pas së cilës do të vijojë takimi dypalësh i dy delegacioneve. Pas takimit dypalësh, Kryeministri Kovaçevski dhe Kryeministri Varadkar do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Në delegacionin maqedonas janë zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska dhe ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Azir Aliu.