Qeveria në mbledhjen e ardhshme do të marrë vendime lidhur me situatën në M-NAV

Ju informojm se me nimsë të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, në konsultim me ministren e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, ndërsa sipas situatës në M-NAV, në seancën e radhës të Qeverisë, të caktuar për të martën, 9 janar 2024, për zgjidhjen e situatës ekzistuese do të propozohet dhe do të merren disa vendime

1. Do të shkarkohet e gjithë udhëheqësia dhe të gjithë anëtarët e Bordit Drejtues

2. Të hapet procedurë urgjente për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të udhëheqësisë dhe të Bordit Drejtues në një proces publik, transparent dhe të përcaktuar me ligj

Njëherësh, Kryeministri Qeverisë së Republikës së Maqedonisë   Kovaçevski do t'i bëjë thirrje Prokurorisë Publike, KSHPK-së, Entit Shtetëror të Revizionit, Policisë Financiare dhe trupave ndërkombëtare për kontroll në komunikacionin ajror që të bëjnë revizion të plotë të punës së deritanishme në M-NAV.

Kryeministri Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Kovaçevski dhe Qeveria në punën e saj nisen nga interesi i lartë për sigurinë e qiellit në Maqedoninë Veriore dhe funksionimit të komunikacionit ajror ushtarak dhe të udhëtarëve